Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, që i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, nga sot është ambasador kulturor i Kosovës.
“Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, që i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, nga sot është ambasador kulturor i Kosovës. Si imazhi ynë më i mirë në botë, tenorit Lahaj, pata nderin t’ia dorëzoj pasaporten diplomatike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar haradinaj në Facebook.