“Komedia që shkon për dreq në skenën e teatrit “Skampa”

Premte, 02 November 2018 09:28

 “Komedia që shkon për dreq” në ditët e para të nëntorit në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Mbrëmjet e datave 2-3-4 nëntor ora vepra vjen për publikun.  Vepra teatrore shkruar nga Henry Shields Jonathan Sayer dhe Henry Lewis me regji nga Driada Dervishi ka bërë bashkë artistë të njohur nga Tirana dhe Durrësi, që presin të marrin duartrokitjet e publikut në Elbasan. Aktorët në role janë Romir Zalla Gentian Zenelaj, Monika Lubonja, Alesia Xhemalaj, Sokol Angjeli, Donald Shehu dhe Alban Musa. Në vepër një trupë amatore aktorësh pas përpjekjeve të pafund për të vënë një shfaqje më në fund gjejnë një vepër, që ka aq personazhe sa janë dhe ata vetë. Në shtëpinë e Havershameve ka ndodhur një vrasje, të gjithë janë të dyshuar. Dashuri të fshehta, dredhi nga më mizoret ndodhin në këtë shtëpi. A do mundet vallë të gjendet fajtori?! Dhe pikërisht atëherë kur gjërat duket sikur po shkojnë për mbarë në të vërtetë shkon për dreq. Aktorët harrojnë tekstin, aktores kryesore i bie të fikët, harrojnë të fusin objekte. Pavarësisht gjithçkaje ata janë të vendosur ta çojnë këtë komedi deri në fund. Vepra është me përkthim  nga Artur Lena, muzika nga kompozitori Endri Sina, skena Beqo Nanaj, kostumet Elva Bella, lëvizja skenike Donald Martini, grafika e video Endri Beqo, realizimi i videos Ervist Muhadri.

“Komedia që shkon për dreq” është dhe fituesja e çmimit “Lorenc Oliver”, si komedia më e mirë. Me regji të Driada Dervishit vepra ka qenë në disa skena të teatrit si në Durrës, Korçë apo dhe në skenën e Tiranës. “Bëjmë teatër në Shqipëri. Përpiqemi në mundësitë tona maksimale, nganjëherë duke kaluar edhe në kufijtë e një mbijetese, e megjithatë vazhdojmë të bëjmë teatër, dhe megjithatë sallat e teatrit në Shqipëri po mbushen plot”, ka pohuar më parë për këtë vepër Driada Dervishi, regjisore. Në aktivitetin e saj me tetarin regjisorja Driada Dervishi ka sjellë në skenë vepra të autorëve të njohur botërorë. Me shfaqjet e saj nuk ka munguar dhe në festivale të teatrit si në Shqipëri apo dhe më gjerë. Edhe me këtë vepër teatrore komedi regjisorja po vijon të jetë prezent në skena të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...