Filmi “Delegacioni do të konkurrojë Festivalin e 59-të Ndërkombëtar të Filmit në Selanik, i cili startoi me një përbërje të larmishme të zhanreve kinematografike. Ambasada Shqiptare në Selanik, thekson se konkurrimi i këtij filmi në Festivalin e Selanikut pritet me interes. Pjesëmarrja e filmit “Delegacioni” i regjisorit shqiptar Bujar Alimani, mbështetet edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë. Filmi “Delegacioni” është një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Francës, Greqisë dhe Kosovës, i vlerësuar nga kritikë vendas dhe të huaj dhe së fundmi triumfoi në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë e metrazhit të gjatë.