Në Prizren, më 28 nëntor do të zbulohet mozaiku i Skënderbeut

E Enjte, 08 November 2018 15:14

Besart Gashi, 27- vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit tashmë i është përveshur punës për të krijuar mozaikun e tij të radhës. Këtë herë ai ka vendosur që të sjellë portretin e Skënderbeut

Në qytetin e Prizrenit më 28 nëntor do të bëhet zbulimi i mozaikut i cili do ketë pamjen e portretit të Skënderbeut. Këto por edhe detaje të tjera në lidhje me këtë mozaik ideatori i saj, Besart Gashi i zbuloi për KultPlus.

“Ideja për realizimin e këtij mozaiku me lindi pasi që më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare të Kastriotëve. Për mua si artist më ka motivuar që po në këtë datë 28 Nëntor 2018 mbas 575 viteve të punoj një vepër arti për këtë hero kombëtar pasi që ky vit edhe është shënuar si viti jubilar i Skënderbeut”, tha ai .

Mozaiku do të punohet me një konstruksion metali dhe me një lloj druri që është rezistues ndaj kushteve atmosferike si dhe brenda tij do të ketë edhe ndriçim. Mozaiku do të punohet me dimensione 3m × 4m.

Kjo vepër artistike nuk është e vetmja që Gashi e ka realizuar. Ai u bë i njohur edhe për portretin e Adem Jasharit të cilin e realizoi me 200 mijë gëzhoja fishekësh. Këtë mozaik ai e përfundoi më 5 mars për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të realizuar mozaikun me portretin e Skënderbeut, Besart Gashi është duke punuar në mënyrë vullnetare dhe pa pasur asnjë përfitim, ndërsa për materiale janë duke e ndihmuar mërgimtarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Amerikë. John Krasniqi, Edvard Gjergj Gjojçaj, Gjon Duhani, Fran Gjoka, Gjok Nikollaj, Gjon Gjolaj, Leon Mirdita, Bardhec Rrasi, Anton Dedvukaj dhe Palok Camaj janë disa nga njerëzit të cilët e kanë përkrahur idenë e Gashit./ KultPlus.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...