Të enjten në Tiranë promovohet romani “Prishtina” i Mehmet Krajës

Tuesday, 13 November 2018 15:58

Në Panairin e Librit në Tiranë, të enjten, më 15 nëntor 2018, në orën 11:00, bëhet promovimi i romanit të ri të Mehmet Krajës, “Prishtina”, i botuar nga “Onufri”. Është ky një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët për një kohë aq të gjatë e pritën lirinë, thuhet në njoftimin e kësaj shtëpie botuese.

Roman i nxehtë dhe i drejtpërdrejtë , i veçantë në letrat shqipe, që ndoshta nuk i dakordon të gjithë lexuesit, por me siguri i vë në mendime të gjithë. Narratori dhe protagonisti identifikojnë njëri-tjetrin, fate njerëzish pleksen në një botë midis reales dhe fiksionit. Duke qenë romansier me përvojë, Mehmet Kraja i zotëron të gjitha teknikat bashkëkohore shkrimore, prandaj vjen aq e fuqishme tabloja që krijon. I freskët dhe krijues, me një gjuhë që shpesh i kalon kufijtë e shprehjes, përveçse në përshkrime, kësaj radhe bëhet depërtues edhe në meditim.

I pyetur rreth librit të tij më të ri, autori Mehmet Kraja thotë: “Të gjithë njerëzit që kanë lindur në liri, nuk kanë pse të mendojnë për lirinë dhe vlerat e saj. Ndryshe është kur jeton në dy kohë, lindë dhe rritesh në një mungesë lirie, lirinë e quan ëndërr shpesh të paarritshme, pastaj përnjëherësh ajo bëhet realitet. Tani gjendesh në situatë që duhet ta peshosh vlerën e saj. Liria krijon disa predispozita që njeriu të jetojë më mirë, por nuk zgjidh asnjë problem filozofik, ekzistencial. Të gjitha liritë janë të pamjaftueshme, por liria e Kosovës është dyfish e tillë, sepse pritja ka qenë e madhe. Pastaj, kur ëndrra bëhet realitet, ajo e humb madhështinë dhe shkëlqimin e saj. Më pas vjen ana pragmatike: Kosova nuk është e lirë nga shtrëngesat e saj, nga pamundësitë e saj. Ajo tani është rob i veseve njerëzore, i vanitetit njerëzor, i djallëzisë njerëzore”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...