Panairi i Librit, shumë vizitorë, pak blerës

Premte, 16 November 2018 14:53

Paraditja e sotme ka qenë mjaft e frekuentuar në Panairin e Librit, i çelur paraditen e së mërkurës. Me qindra nxënës kanë kaluar nëpër stendat e shtëpive botuese. Por shumë pak prej tyre ishin blerës, pasi një pjesë edhe nuk kanë mundësi, pjesa tjetër kanë ardhur thjesht sa për të hedhur një sy. Sipas organizatorëve këtë vit janë ekspozuar rreth 200 tituj të rinj nga 100 ente botuese. Në edicionin e 21-të të Panairit nuk mungojnë edhe qindra tituj të zgjedhur të ribotuar nga letërsia shqipe dhe ajo botërore. Botuesit edhe studiuesit e konsiderojnë Panairin e Librit mundësinë më të mirë për të takuar lexuesin, pasi libraritë janë shumë pak edhe ato mezi mbijetojnë pasi ka pak blerës të librit.

Ndër shqetsimet e botuesve mbetet botimi i autorëve të huaj, pasi ka një kosto të lartë.  Të sjellësh një autor të huaj në Shqipëri për një apo dy ditë është një ndërmarrje e shtrenjtë. Por edhe libri artistik është shumë delikat, sipas Luan Pengilit. Ka vështirësi në fonde dhe gjithçka, prandaj duhet respektuar sa më tepër.”

Tjetër problem mbetet cilësia e dobët e librave, e cila  bën që lexuesi i ri të largohet nga libri. 

Një panair libri funksionon jo thjesht si tregje, se dakord njerëzit blejnë, i shohin gjithë librat nëpër vitrina së bashku, por panairi duhet të jetë për të promovuar, thotë Dudaj. Këtu flitet për mundësinë për ta kthyer panairin në një vend debati. Duhet shumë mbështetja e insttiucioneve të tjera, si shkolla, universitetet, bibliotekat që janë në një nivel shumë të dobët. Duhet ët ndihet edhe roli i Ministrisë së Kulturës.

Sot ka një sfidë të madhe me internetin, por leximi duhet të afrojë të kundërtën e asaj që ka interneti. Nëse duam realisht që të ndryshojmë diçka, duhet që të merret seriozisht. Mos të fshihemi pas një lloj populizimi që e kanë kërkuar nxënësit, por të shikojmë interesin publik, duhet një revolucion. Gjithsesi, shkrimtarët shqiptarë mendojnë se botuesit duhet që të mos reshtin së kërkuari format e duhura për të qenë pranë lexuesit. 

Edicioni i 21 i librit do të mbyllet në datë 18 nëntor. Shumë dashamirës të librit, kanë vizituar që në orët e para stendat e panairit. Përgjatë 5 ditëve të panairit botuesit dhe autorët e librave të rinj do të zhvillojnë rreth 50 aktivitete, që kanë në qendër temën e leximit, duke mos lënë mënjanë takimet me lexuesin.

20181116_113534.jpg

Modifikuar më Premte, 16 November 2018 17:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...