Shfaqja “Jashtë derës”, premiera e fundjavës

Hënë, 19 November 2018 15:25

“Jashtë derës” është historia e një ushtari që kthehet në vendlindjen e tij, në Gjermani, pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore, e cila erdhi për publikun gjatë fundjavës në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”.

Një vepër e madhe, një protestë për ata që ndihen jashtë dyerve, një emocion tronditës dhe një revoltë e thellë ndaj shpërfilljes erdhi për publikun nën interpretimin e aktorëve Endri Çela, Mehmet Xhelili,Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Adriana Tolka, Ilirida Bejleri,Algiona Aga dhe nën regjinë e Mantas Janciauskas.

Shfaqja në subjektin e saj flet për historinë e një ushtari, ai kthehet dhe përpiqet që të vazhdojë jetën e të hyjë në shoqëri. Por eksperienca e tij në luftë është kaq e fortë saqë ai duke qenë një njeri mendërisht shumë i ndjeshëm e ka të pamundur të harrojë se çfarë ka ndodhur. Ai kthehet në shtëpi por gruaja e tij është me një burrë tjetër. Përpiqet që të krijojë një marrëdhënie me një vajzë tjetër por e kaluara i shfaqet papritur. Ai përpiqet t’i kthejë mbrapsht çdo gjë kolonelit, por merr përgjigje negative, ai përpiqet të shkojë në shtëpi, por…

Fjalët ”përpiqet” dhe “por” janë baza në këtë shfaqje. Është makthi i një të riu të cilit i janë mbyllur dyert.

Regjisori e sheh këtë vepër mjaft aktuale me realitetin në Shqipëri. Shumë njerëz kryesisht të rinj thonë se në Shqipëri është e vështirë të jetohet dhe të arrish diçka sepse sistemi është dyshues. Nëse nuk janë nevojat bazë si mjekësia, përkujdesi, puna apo edhe arti si mund të ekzistosh?

Kjo është lidhja kryesore me këtë pjesë sepse në këtë shfaqje personazhet përballen me nevojat bazë të ekzistencës.

“Jashtë derës” rikthehet për publikun dhe në datat 22-23-24-25 nëntor ora 19:00, në Teatrin Eksperimental.

dera-5.jpg

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 15:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...