Dy emra të mëdhenj të artit shqiptar, Inva Mula dhe Lule Elezi, kanë bashkuar forcat për një paraqitje klasike muzikore.
Në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Slloveni, sot janë paraparë disa aktivitete. Në ora 15:00 do të prezantohet libri “Albanese” me autor Shyqri Nimanin, në Pallatin Pretorian. Në po këtë Pallat prej orës 17:00 do të ketë koktej rasti. Në ora 18:00 do të mbahet Mesha në gjuhën shqipe dhe italiane – në Katedralen e Koprit.
Në ora 19:00, sopranoja Inva Mula dhe Lule Elezi në piano do të sjellin koncertin e tyre në Kopër të Sllovenisë.
Ngjarja në fjalë mban titullin “Monomenta Albanica Justinopolitana” dhe organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’. Marrëdhëniet mes Kosovës e Sllovenisë kanë qenë gjithmonë të mira. Sllovenia e ka njohur Kosovën me 5 mars të vitit 2008 ndërsa në maj të po këtij viti Sllovenia ka hapur edhe Ambasadën e saj në Kosovë.