Filmi “Delegacioni” shfaqet premierë në Kosovë

Tuesday, 27 November 2018 15:51

Filmi “Delegacioni” u shfaq premierë në Kosovë  në Cineplexx. Filmi me skenar të Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit, në Warsaw Film Festival u dha premierë botërore ku edhe u shpërblye me çmimin e madh Grand Prix. Një festival i kategorisë A, por që filmi pati vlerësimet nga juria e publiku. Ky film është bashkëprodhim mes Shqipërisë (Art Film), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Greqisë (Graal Films).

Në film me regji nga Bujar Alimani luajnë aktorët Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë, një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet. Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar. Më herët regjisori Alimani është shprehur se ky projekt përfundoi me sukses.

“Ishte një gjë e jashtëzakonshme, nuk dija asgjë për çmimin, thjesht më telefonuan edhe më thanë se duhet që të shkoja direkt në Varshavë. Me një gëzim shumë të madh dhe me një ankth shumë të madh, se çfarë do të ishte ky çmim. Ishte e paimagjinueshme që të shkoja deri tek çmimi i madh, por anëtarët e jurisë ishin unanimisht për këtë film. Gjithë mënyra e trajtimit të kësaj teme i ka bindur ata”, tregon Alimani. Në Tiranë filmi ishte premierë në festivalin “Tirana International Film Festival”. Filmi “Delegacioni” në TIFF u shpall fitues me gjithsej katër çmime. Çmimin si skenari më i mirë, çmimin e publikut, çmimin e medias dhe çmimin special të jurisë për kastën e mrekullueshme të aktorëve. Në nëntor filmi ishte premierë edhe në Greqi në Festivalin e Filmit në Selanik, dhe po ashtu edhe në Cottbus në Gjermani.

Alimani-780x439.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...