Teatri i Korçës rikthen në skenë aktorin 92-vjeçar Koço Qendro

Tuesday, 27 November 2018 16:34

Aktori i mirënjohur Koço Qëndro mund të jetë harruar sot nga brezi i ri, por jo nga brezi i para viteve ’90. Specialistët e teatrit dhe publiku që e kanë ndjekur në ato vite, e dinë mirë se roli i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit, është ai që e ngriti në majat e artit skenik. Komedia me personazh Harpagonin-koprac rivjen në skenë në datat 1 dhe 2 dhjetor. 

Komedia ‘Kopraci’ e Molierit, një nga më të arrirat dhe që ka korrur sukses nga trupa e teatrit të Korçës, rivjen në skenë gjatë kësaj jave. Mjeshtër i Madh, Dhimitër Orgocka, do të jetë  regjisor, ndërsa protagonisti i shfaqjes do të jetë  92-vjeçari me energji të pashtershme Koço Qëndro. I entuziazmuar nga rikthimi në skenë, ai shprehet se ia ka dalë mbarë të zhvillojë provat.  Kopraci i tanishëm, nisi si një ide e rastësishme, si një dëshirë e thekur në shpirtin artistik të Koço Qëndros për të luajtur edhe një herë kryerolin e tij. Nëse mosha 92-vjeçare e Koço Qëndros për të përballuar rolin që mban peshën kryesore të komedisë ishte çështja e parë, problemet dolën me gjetjen e aktorëve. 

Këmbëngulja dhe serioziteti i dy artistëve të njohur të skenës, e zgjidhi edhe këtë vështirësi me afrimin e ndonjë aktori nga Kosova. Tashmë përgatitjet dhe provat janë mbyllur. Kjo komedi është ngjitur në skenë në skenë në tri periudha të ndryshme kohore, gjithnjë me rolin e Harpagonit të interpretuar nga Koço Qëndro, që ka përfaqësuar edhe më parë me sukses të madh teatrin e Korçës si brenda edhe jashtë vendit. Koçoja kujton shfaqjen e parë të “Kopracit” në vitin 1986. 

“Kur po përgatisja rolin,  provat i ndoqi edhe regjisori Sokrat Mio. “Të lumtë, paske punuar shumë. Ky rol do djersë”, më tha Mio. Me këtë rol Koço Qendro ka dhënë mbi 350 shfaqje, nga të cilat një pjesë u ndoqën me autorizim. Harpagoni i tij shëtiti u dha me sukses në shumë qytete të Shqipërisë. Kolegët rrëfejnë se thyheshin dyert e teatrit kur interpretohej kjo komedi e Molierit me protagonist Koço Qendron. Kopraci “Harpagon” ka marrë pjesë edhe në festivalin e Stambollit bashkë me 27 trupa nga e gjithë bota, dhe atje mori vlerësim të madh nga juria. Me këtë rol aktori ka hyrë në lëkurën dhe shpirtin e personazhit. Koço Qëndro ka marrë vlerësime të shumta për interpretimin e roleve të tij. Pas kryerolit të Harpagonit, repertorit të tij si aktor i shtohen edhe rolet e Shefedinit në filmin “Përballimi”; Tosuni në filmin “I teti më bronx”; Aleks Xinxa në filmin “Vendimi”; Leks Lili në filmin “Agimet e stinës së madhe”, etj. Koço Qëndro ështē i pasionuar edhe pas krijimtarisë letrare, me një varg veprash që mbajnë firmën e tij. Së fundi, ai ka botuar librin historik “Artistët e skenës korçare ” që flet për kontributin 100-vjeçar të grave korçare në skenë. Kocco Qendro është me origjinë nga Senica e Delvinës, ku ka lindur në vitin disi të largët 1927. Që nga vitet 1950-të kur nisi punë si aktor në teatrin e Korçës, me afro 120 role, ai mori pjesë në një mori interpretimesh që nga skeçet, pantonimat, monologjet, paroditë, kupletet. Tani që ka kaluar të 90 vitet, ai kujtohet për energjinë dhe talentin, që ia ka dedikuar teatrit të qytetit ku kaloi gjithë jetën e tij, por edhe filmit shqiptar. 

5bfcf9ec44b8bkoco qendro (3).jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...