Koço Qendro, aktori që nuk njeh moshë

Premte, 30 November 2018 16:38

Të rrallë janë ata aktorë shqiptarë që ngjiten në skenë pas moshës 90-vjecare. Madje janë të rrallë edhe ata actorë që arrijnë moshën 90-vjecare e jo më të interpretojnë përsëri. Aktori i mirënjohur korçar, Koço Qendro (1927), në skenën e korcës sjell befasinë e vitit. Vepra e Molierit e  riktheu me rolin e Harpagonit Koço Qëndron, që ngjitet me këtë personazh në skenë në moshën 92 vjeçare.  Aktori Koço Qëndro në fillim të viteve 1960 zgjidhet si një ndër aktorët themelues që krijuan trupën e Estradës Profesioniste të Korçës. Që nga krijimi i saj e derisa doli në pension, në mbi 120 premiera realizoi një mori figurash me nivel të lartë artistik, duke luajtur në llojet e shkurtra të teatrit të varietesë, si skeçe, pantomime, dialogë, monologë, parodi e kuplete.  Harpagonin te komedia “Kopraci” e Molierit, regjisor Dhimitër Orgocka, e luajti dy herë, më 1976 dhe 29 vjet më vonë, më 2005, kur edhe fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” në festivalin “Apollon” të Fierit. Ka dhënë ndihmesën e tij edhe si shkrimtar humorist, duke shkruar skeçe e pjesë për fëmijë, që kanë merituar çmime e vlerësime. Jo vetëm në teatër por dhe në filmat shqiptarë ka dhënë një kontribut të çmuar.

***

Koço Qendro u lind ne Delvinë ne 15 maj 1927 ne fshatin Senice. Arsimin 7-vjecar e kreu ne qytetin e Delvines, ndersa arsimin e mesem ne qytetin e Elbasanit. Qysh ne bankat e shkolles simpatizoi Luften Nacionalclirimtare dhe me moshen 15-vjecare doli partizan per clirimin e vendit. Mori graden e oficerit dhe per 11 vjet resht kreu ne ushtri detyra politike, me rinine dhe kulturen.

 Ne vitin 1956 ngarkohet me detyra ne sektorin e kultures ne Korce. Ne fillim te viteve 1960 zgjidhet si nje nder aktoret themelues qe krijuan trupen e Estrades Profesioniste te Korces*. Qe nga krijimi i saj e derisa doli ne pension, ne mbi 120 premiera realizoi nje mori figurash me nivel te larte artistik, duke luajtur ne llojet e shkurtra te teatrit te varietese, si: skece, pantomime, dialoge, monologe, parodi e kuplete etj. Ne dy festivale te estradave profesioniste eshte laureuar me cmim te pare. Ka dhene ndihmesen e tij edhe si shkrimtar humorist, duke shkruar skece e pjese per femije, qe kane merituar cmime e vleresime.

 Figura te realizuara te K. Qendros, pervec estrades, te vleresuara edhe nga kritika, jane ato ne teatrin “A.Z. Cajupi” te Korces, sikunder ishin ser Enry Eugici te Nata e dymbedhjete e Shekspirit, regjisor Pirro Mani*, me te cilin pershfaqi natyren burleske, deri ne nje bufonade pa te keq, te kaloresit kinse guximtar por frikacak, dashnor fatkeq e pretendues i Oliviesë Harpagoni te komedia Koprraci e Molierit, regjisor Dhimiter Orgocka*, qe luajti dy here, me 1976 dhe 30 vjet me vone, me 2005, kur edhe fitoi cmimin si “Aktori me i mire” ne festivalin “Apollon” te Fierit.

 Fale fuqise se tij aktoriale, energjise se brendshme, te dhenave komike te bollshme, te shprehura keto edhe ne trupin e holle e te shkurter, ne mimiken ekspresive, ne ojnat e perpunuara,ne masken e fytyres a zerin e holluarë fale plastikes se gjetur prej gungaci, posacerisht te sjellures se tij komike e plot hir qe ishte transfiguruar ne veprim organik te vete personazhit – K. Qendro solli nje nga shembelltyrat me te suksesshme te Harpagonit ne Shqiperi , krahas asaj te Zef Jubanit* edhe Robert Ndrenikes*.

Ne disa filma krijimet e tij, ndonese figura episodike, kane qene interesante si: Sefedini te Perballimi, Aleks Xixa te Vendimi, Ballisti tek i teti ne bronz dhe Leksi tek Agimet e stines se madhe, Kryeplaku i fshatit te Tre dite nga nje jete. Ka punuar me perkushtim per ngritjen e kartotekes, dhomes muze dhe historikut te teatrit dhe tere levizjes artistike ne qarkun e Korces. Per merita ne lufte dhe ne skene eshte nderuar me 6 Medalje, si dhe 3 Urdhra: “Ylli i kuq” dhe “Naim Frasheri”, Klasi II dhe Klasi III.

Koço Qendro ka shkruar ehde hisotikun e Teatrit të Korces, nga lëvizja amatore  n; vitet 20-30-të, deri në fund të viteve 80-të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...