“Suksesi” e ka emrin seriali i parë që do të jetë produksion i HBO dhe vjen nga Ballkani.
Denis Tanovic, regjisori i njohur që fitoi Oscarin para disa vitesh, është regjisori i serialit i cili përcjellë jetën e tre të huajve që lidhen mes vete në bazë të ndodhive fatkeqe.
Treshja do të ballafaqohet duke dashur të ndihmojnë viktimat e dhunës gjatë serialit.
Iva Mihalić, shqiptari Uliks Fehmiu, Tara Taler, Toni Gojanović dhe Marija Škaričić janë protagonistët e këtij seriali.
“Jam i lumtur për këtë nismë, për një serial që do të xhirohet në gjashtë pjesë. Në episodin e parë nuk dihet saktë çka do të ndodhë, por më pas do të zbulohet më shumë për këtë njerëz, aspak të jashtëzakonshëm në dukje të parë” thotë regjisori Tanovic, shkruan KultPlus.
Seriali do të dalë për publikun me 6 janar 2019 me anë të HBO kanaleve në Serbi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, e më pas edhe në Spanjë, Skandinavi dhe në pjesët tjera të Evropës. Nuk është hera e parë që aktori shqiptar Uliks Fehmiu, djali i Bekim Fehmiut, merr role të mëdha në seriale dhe projekte në Ballkan dhe në vendet ku flitet gjuha serbo-kroate.