Regjisori Luan Kryeziu përfundon xhirimet e filmit “Unë si Ti”

Tuesday, 11 December 2018 16:55

“Unë si Ti” një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka përfunduar xhirimet dhe viti që vjen e sjell premierë. Filmi ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova. Me skenar nga Luan Kryeziu në filmin “Unë si Ti” në rol kryesor Najada Elmazi, që interpreton Jonën, Jetmiri interpretohet nga Lulzim Zeqja, psikologia nga Mariana Kondi, kujdestarja nga Eva Murati. Aktorë janë dhe Daljana Sejdia ,Teuta Krasniqi, Anastas Nika, Erindi Bejko, etj. Bashkëregjisore dhe aktore këtë herë në filmin “Unë si Ti” Najada Elmazi tregon se filmi ka mbaruar së xhiruari, por post produksioni është një sfidë më vete.

“Ka elemente shumë të rëndësishëm, që finalizojnë produksionin në rezultatin e cilësisë artistike. Montazhi, muzika, efektet, përkthimi, etj sepse ambicia është për festivalet jashtë Shqipërisë. Udhëtimi i filmit në kinematë botërore duhet të plotësojë disa kritere serioze për tu paraqitur me dinjitet. Besoj nga fillimi pranverës duhet të jetë gati për kinematë”, tregon Elmazi.  Aktore dhe producente Najada Elmazi tregon se dashuria dhe pasioni nuk të ndalin asnjëherë. “Si dallgët e detit, që pasojnë njëra- tjetrën. U nis si një projekt minimalist ku përkushtimi jonë i dha dimensione më të gjëra. Filmi “Unë si Ti” është një prej pjesëve të gjinisë Omnibus. Për ta thjeshtëzuar një trio, ku filmi do të pasohet nga dy seri të tjera. Ato janë në kohë fimike 25-30 minuta, të cilat sëbashku përbëjnë një film të plotë. E veçantë është që mjafton një element, i cili i lidh të tria këto filma duke krijuar një unitet të përbashkët dhe veçantinë e tij. Mund të jenë të njëjtët personazhe ose jo, regjisorë të ndryshëm, skenare të ndryshme etj, por duke qenë gjithmonë në unitet. Dy pjesët e tjera kanë shumë vështirësi në realizimin e tyre, sepse ka shumë personazhe dhe lokacione. Gjithsesi me kurorëzimin e premierës  “Unë si Ti”, energjitë do të koncentrohen tek 2-dy seritë e tjera”, tregon Najada Elmazi. Mbas premierave në Shqipëri filmi do të jetë për festivalet kombëtare, ku promovohet turizmi i disa zonave turistike të jugut si Sarandë, Butrinti, Ksamili. Tema e filmit, një dramë psikologjike ku trajtohet fenomeni social i pamundësisë për fëmijë biologjik të çifteve ( ku steriliteti është në rritje) dhe thyerjes së tabuve për të adoptuar fëmijë nga jetimorja. “Është dramë psikologjike, ku trajtohet marrëdhënia, toleranca ndërmjet çifteve, etj”, vijon më tej Najada Elmazi, producente.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...