548 Institute “Konfuci” në mbarë botën

E Enjte, 13 December 2018 15:08

Instituti "Konfuci" është një institucion i përhapjes së gjuhës e të kulturës kineze në mbarë botën, i krijuar nga Zyra Shtetërore për Promovimin Ndërkombëtar të Gjuhës Kineze. Instituti i parë "Konfuci" u krijua në nëntor të vitit 2004 në Seul të Koresë së Jugut. Përurimi i 10 Instituteve të reja "Konfuci" në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 13-të të Institutit të Konfucit në Chengdu të provinces Sichuan ditët e fundit e çoi në 30 numrin e instituteve të reja këtë vit.

10 Institutet e reja të Konfucit u hapën në Republikën Domenikane, Mauritani, Comoros, Sao Tome dhe Principe, Antigua dhe Barbuda, Guinea e Re Papua, Palestinë, El Salvador dhe Burkina Faso, njoftoi selia e Institutit Konfuci (Hanban).

Në total janë 548 Institute Konfuci, 1,193 klasa Konfuci në shkolla fillore dhe të mesme dhe 5,665 faqje mësimore në 154 vende dhe rajone të botës. Një total prej 47 mijë mësues me kohë të plotë dhe të pjesshme nga Kina dhe vendet e tjera u japin mësim në klasa 1.86 milionë studentëve nga fusha të ndryshme akademike dhe 810 mijë janë nxënës dhe student të regjistruar online.

Në 54 vende të përfshira në Nismën e Kinës "Një brez, një rrugë" gjenden 153 Institute Konfuci dhe 149 klasa Konfuci në shkolla, sipas selisë qendrore.

Konferenca dyditore, e sponsorizuar nga selia qendrore e Institutit Konfuci dhe qeveria e provinces Sichuan dhe e organizuar nga Departamenti Arsimor i Sichuan-it dhe nga qeveria e e qytetit Chengdu tërhoqi mbi 1,500 pjesëmarrës përfshi rektorë universitetesh dhe përfaqësues të Instituteve dhe të Klasave Konfuci nga mbi 150 vende të botës.

Instituti i Konfucit dhe Universiteti Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 200 klasa dhe 14 mijë veta kanë mësuar kinezisht atje, tha një ish-këshilltar në këtë universitet.

Klasat e Konfucit në Afrikë, Europë, Azi dhe Amerikë kanë mësuar disa mijëra fëmijë, tha ai, dhe mësuesit kinezë dhe stafi i Institutit Konfuci janë ambasadorë të shkëlqyee, duke u mundësuar njerëzve nga komunitete nga pjesë të ndryshme të botës të ndjejnë mirëdashjen dhe përkushtimin e Kinës.

Përveç mësimit të gjuhës kineze për fëmijëve dhe studentët, Instituti i Konfucit në Universitetin e Sheffieldit bashkëpunoi me kompanitë lokale për t'u marrë me sfidat me të cilat ballafaqohet gjithë njerëzimi, si përkujdesja shëndetësore dhe efikasiteti industrial, tha ai.

Isaac Meroka Mbeche, ish-dekan në Universitetin e Nairobit në Kenia është drejtor i Institutit Konfucit pranë këtij Universiteti, që ofron një program mësimor për t'i mësuar studentëve praktika që vlejnë për Nismën "Një brez, një rrugë".

Afro 20 të diplomuar po kontribuuojnë për funksionimin normal të Hekurudhave Standarde të Mombasa-Nairobi si drejtue, punonjës të mirëmbajtjes dhe pjesëmarës, tha ai.

Gjatë "Ditës së Hapjes," Selia Qendrore e Institutit Konfuci ndërveproi me shtatë institute në Azi, Oqeani, Afrikë dhe Europë përmes video chat-it, si dhe veprimtari kulturore.

Në këtë event morën pjesë rreth 400 vetë përfshi të dërguar diplomatë në Kinë dhe përfaqësues të institueve të huaja kulturore dhe shkolla kineze që bashkëpunojnë me Institutin Konfuci.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...