Teatri Kombëtar rikthen në skenë komedinë “Tag”

Premte, 14 December 2018 14:36

Komedia "Tag" nga Bashkim Hoxha dhe me regjisore Andia Xhunga është rikthyer për publikun në skenë te “arTurbina”. Vepra pas mbrëmjes së të enjtes, vjen për publikun edhe në datat 15-16 dhjetor. Kjo komedi trajton temën e rrjeteve sociale, përkatësisht interaktivitetin në rrjetin social Facebook. "Rutinën e një fshati të largët do ta gjallërojë ardhja e papritur e një vizitori nga qyteti. Pas një keqkuptimi të lindur në Facebook, jeta e tij dhe e gjithë banorëve të fshatit do të marrë një kuptim tjetër. Një komedi keqkuptimesh dhe situatash...ku edhe ju do të bëheni “Tag"”, shkruan Teatri Kombëtar për këtë vepër teatrore.

Genc Shkodranin si skenograf, Berina Kokona si kostumografe dhe muzika është punuar nga Agim Krajka dhe Sajmir Çili si realizues të muzikës. E pa dyshim që pjesë e rëndësishme e komedisë janë edhe aktorët dhe rolet në të cilat ata do të shfaqen. Olta Daku- Meri, banakierja e fshatit; Gert Ferra- Gerti, pronari i lokalit të fshatit; Indrit Çobani- Toni, “çun tirone”; Adelina Muça- Lena, mjelësja e lopëve njëkohësisht edhe “ylli i fshatit”; Naun Shundi -Lomi, postieri i fshatit, momentalisht i papunë pasi nuk ka më postë; Mehdi Malka- Lima, stallieri në pension; Ardian Cerga- Lame, refugjati i sapo kthyer nga Italia; Erjona Kakeli- Anabela, adhuruesja e leximit, ëndrra e së cilës është të largohet nga fshati; Besmir Bitraku- Miklovani, veterineri i pasionuar; Genti Deçka-Deçke, djali i bariut, si dhe nuk mungon me rol edhe Rajmonda Bulku. “Tag” është një nga veprat e lexuara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e teatrit, dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij. Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale. Në mënyrë ironike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...