Çmimi i Bibliofilisë “Lumo Skendo” shkon për Mitrush Kutelin

Premte, 14 December 2018 14:56

Çmimi i Bibliografisë “Lumo Skëndo” për vitin 2017, i cili cdo vit ndahet nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë i ka shkuar këtë vit Shtëpisë botuese “Kuteli” me motivimin: për botim e hijshëm e nostalgjik, ilustruar grafikisht nga mjeshtri Gazmend Leka, të përmbledhjes me rrëfenja “Tregime të moçme shqiptare”, një prej veprave më mbresëlënëse e më të dashura të letërsisë shqipe të çdo moshe, trashëgim monumental nga pena e rrëfimtarit mjeshtëror Mitrush Kuteli.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, i dorëzoi çmimin së bijës së shkrimtarit Atalanta Paskos, themeluese e Shtëpisë botuese “Kuteli” . “Në këtë botim janë bashkuar disa vlera, ajo grafike dhe e ilustrimit me rrëfimtarinë dhe tregimet, por edhe përkushtimi dhe puna e palodhur e Elzana Agollit dhe shtypshkronjës “Mali Pleshti”, që solli këtë botim cilësor”, tha Pasko.

Edicioni i vitit 2017 i përmbledhjes “Tregime të moçme shqiptare” nga shtëpia botuese “Kuteli” është një botim special që përkon edhe me 110-vjetorin e lindjes së shkrimtarit. Këtë vit çmimi i Bibliografisë u përmbyll pas një seri veprimtarish kushtuar figurës dhe personalitetit të kulturës Mid’hat Frashëri, apo “Lumo Skendo”, pseudonimi letrar me të cilin ai u identifikua kulturalisht gjatë gjithë krijimtarisë dhe veprimtarisë së tij letrare e botuese ashtu edhe patriotike, shkencore e diturore.

Biblioteka Kombëtare hapi veprimtaritë kushtuar veprës së tij duke risjellë në duar të studiuesve dhe lexuesve revistën “Diturija” në një botim bibliofilik e anastatik. Kontributit të Lumo Skendos si themelues të kësaj reviste “Monument kulture” i trashëgimisë sonë të përbashkët iu kushtuan dy konferenca shkencore të organizuara nga dy Bibliotekat Kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe një bibliografi e hartuar posaçërisht për revistën “Diturija” nga specialistët e BKSH.

lumo-1.jpg

Ceremonia u zhvillua në sallën elegante e precioze të Bibliotekës Kombëtare që mban pikërisht emrin “Lumo Skendo”. Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” nga viti 2013 i është besuar Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. I akorduar për herë të parë në vitin 2006, është çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare.

Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike dhe intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe të mendimit shqiptar Lumo Skëndo (Mit’hat Frashëri), veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare.

Mbas ceremonisë së Çmimit të Bibliofilisë “Lumo Skendo” 2017 në Sallën Franceze të Leximit u zhvillua Forumi “Poetika shqipe-trashëgimia shqipe” me rastin e botimit të librit Testamenti i akademik Sabri Hamitit, botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me pjesëmarrjen e akademikes Floresha Dado dhe studiuesve të njohur Bashkim Kuçuku, Nysret Krasniqi, Dhurata Shehri, Kastriot Gjika etj. Libri “Testamenti” vjen si një reflektim i vijueshëm me shkrime kritike për letërsinë shqipe, të shkruara gjatë këtyre viteve të fundit nga autori.

Këto shkrime klasifikohen prej tij në tri pjesë: I. Lirika shqipe, II. Leksione dhe III. Testamenti, që me ide e procedime letrare lidhen domosdoshmërisht në një sistem me librat pararendës të tij si: Bioletra, Tematologjia, Albanizma, Utopia letrare. Me këtë libër të fundit ai përmbyll “pesëlibërshin” që synon titullin e përbashkët “Poetika shqipe” apo, siç e shpreson vetë autori “një filozofi të letërsisë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...