Skulptori Kristo Krisiko prezanton në galerinë FAB veprat e tij

E Enjte, 20 December 2018 15:18

Skulptori i njohur Kristo Krisiko prezanton veprat e tij për publikun në ekspozitën personale që mban titullin “Prolog /Epilog” në galerinë e artit FAB. Kuruar nga profesorët Ardian Isufi dhe Sadik Spahija ekspozita prezanton vepra të ndryshme, që janë realizuar nga autori para ‘90 dhe pas këtyre viteve. Në aktivitetin e tij artistik skulptori Kristo Krisiko është nga emrat e njohur të artit. Kuratori Ardian Isufi shprehet se Prolog i një kronike të paralajmëruar, që zhvillohet përgjatë një eksperience të gjatë artistike, vjen në krijimtarinë e Kristo Krisikos si një sintezë e qenies humane e përshkruar në mënyrë të dëlirë në kohë dhe hapësirë. “Hapësira kohore parë në rrafshin historik shtrihet në dekada të jetuara para-pas viteve ’90-të me shpërthime haluçinante të saj që fillimisht vinin si shkak-pasojë e izolimit komunist nën trysninë e rregullit të realizmit socialist të kushtëzuar në artet pamore duke u pasur në vitet e demokracisë në një arratisje në tokën helene, pra larg-afër vendit të tij”, tregon kuratori Isufi. Për krijimtarinë e skulptorit Kristo Krisiko kuratori Ardian Isufi shprehet se nëse kolegë të tij rendën të ngrenë monumente të vetes nën efektin e temave të “njeriut të ri socialist”, kjo nuk ndodhi në veprat e tij. 

Por dhe për kuratorin Sadik Spahija kjo ekspozitë merr një rëndësi të veçantë. “Janë vepra të dimensioneve të ndryshme në skulpturë. Janë punime, që janë realizuar para dhe pas viteve ‘90. Kristo Krisiko ka një aktivitet të njohur prej vitesh. Veprat e tij në ekspozitë janë vendosur jo vetëm brenda galerisë, por dhe jashtë”, vijon profesori Sadik Spahija. Ekspozita u çel mbrëmë për publikun, por do të vijojë të qëndrojë në galerinë e artit FAB deri në 9 janar të vitit që vjen. Ekspozita që do të qëndrojë gjatë kësaj kohe për publikun është dhe e fundja këtë vit për galerinë e artit FAB. Gjatë këtij viti në këtë hapësirë janë prezantuar artistë të ndryshëm, por dhe janë zhvilluar veprimtari me në fokus artin. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...