“Shqiperia e bukur” dhe “Berati” janë dy albumet me fotografi që sjell në këtë prag festash të fundvitit publicisti Ndriçim Kulla. Destinacionet me te bukura ne shqiperi vijnë per publikun si nje guide turistike.
Dy albume me fotografi “Shqiperia e bukur” dhe “Berati” të shkrepura në destinacionet më magjepsëse të Shqipërisë vjen si një guide për të gjithë të apasionuarit pas natyres nga publicisti Ndriçim Kulla.
I dashuruar pas vendeve piktoreske dhe peizazheve magjike që ka vendi yne, ai nuk zgjedh dot midis destinacioneve të tij të preferuara.
Kulla: Destinacioni më i bukur turistik është Kelmendi dhe Lepusha.
Publicisti dhe kulturologu Kulla sjell një risi shumë interesante duke i shoqëruar fotografite me informacione të detajuara, si një guidë për vendasit dhe turistët e huaj.
Kulla: Kemi dhe një informacion mbi këto uijvara, kreshta malesh kujt kulture i përkasin, në mënyrë që jo vetëm ta sensibilizojnë turistin e huaj dhe shqiptar, por të marrin dhe një informacion të saktë sesi duhet ta vizitojnë.
Fotografite janë një pasqyrë e vërtete e destinacioneve piktoreske të vendit tonë dhe këto botime janë një mundësi shumë e mirë promovimi e turizmit të Shqiperise.