Vazhdon suksesi i Ermonela Jahos në Paris, me rolin e Violetës

E Enjte, 27 December 2018 14:15

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho po vijon prezantimin në skenën e Parisit me operën “La Traviata” të Verdit. Vepra është shfaqur deri tani në skenën e operës në datat 11, 14, 17, 20, 23 dhe 26 dhjetor. Mbrëmja e fundit do të jetë më 29 dhjetor në Opera National de Paris. Sopranoja ka lajmëruar se kjo vepër këtë muaj në skenën e Parisit merr një rëndësi të veçantë.

“Duke festuar shfaqjen 255 të Traviatës në Opera National de Paris....”, shkruan në profilin e saj sopranoja e njohur. Deri tani për këtë vepër sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka marrë vlerësimin e publikut, por dhe të kritikës së huaj për interpretimin e saj. Për shtypin francez, Ermonela Jaho shkëlqeu në Traviatën e Verdit, duke marrë vlerësimet më të mëdha. Ajo e mishëron aq mirë personazhin e Violetës sa mund të thuhet se së bashku me “Madame Butterfly”, janë absolutisht të preferuarat e saj. Zëri i Ermonelës përshkruhet si një përzierje force dhe brishtësie, që ka magjepsur të pranishmit, një interpretim që siç thotë shtypi francez, do t`i bënte dhe gurët të qanin.

maxresdefault (1).jpg

“La Traviata” është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave. "La Traviata" e Verdit  është bazuar në veprën "Zonja me kamelie" e Alexander Dyma. Opera bën pjesë tek e ashtuquajtura sipas historisë së muzikës triologji popullore, ku bëjnë pjesë tre veprat "Il Trovatore", "Rigoletto" dhe "La Traviata", të cilat janë më të shfaqurat në botë. Në qendër të veprës është kurtizania Violeta Valery, që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis jetën prej kurtizaneje. Dashuria e tyre përçahet nga i ati i Alfredos Giorgio Germont, i cili donte një të ardhme më të mirë për të birin. Violeta mbyt dashurinë e saj, duke sakrifikuar veten, gjë e cila e sëmur atë shpirtërisht dhe fizikisht. Dhe në këtë akt të tretë ajo është në fundin e jetës së saj. Në momentin kur Violeta mendon se ka marrë fund çdo gjë, Anina i jep lajmin e gëzueshëm për ardhjen e Alfredos. Takimi i tyre është pika kulmore e shfaqjes. Alfredo ndihet në faj për gjendjen, që i ka shkaktuar Violetës dhe i premton asaj një jetë më të mirë. Të dy "dehen" për një çast nga imazhi i një të ardhme të bukur larg Parisit. Por kthimi në realitet është i shpejtë, për shkak të shëndetit të saj të brishtë. Në çastet e fundit të jetës së saj hyn i ati i Alfredos, zemrën e të cilit e ka pushtuar pendimi. Violeta thërret Alfredon pranë vetes, i jep amanetin e fundit për femrën që do ta zëvendësojë dhe i premton se do të lutet nga parajsa për ta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...