Këngëtari Ermal Meta, shqiptari i cili vitin e kaluar e fitoi festivalin më të rëndësishëm në Itali, Sanremo, sivjet do të kthehet prapë në këtë festival.
Siç ka treguar ai me anë të Twitter, Ermali do të rikthehet në Sanremo duke performuar krahas Simone Christicchi. Simone është këngëtar i njohur i cili e fitoi Sanremon në vitin 2007 me këngën ‘Ti regalero una rosa’. Ermali ka treguar se ndihet i nderuar që do të këndojë krahas Christicchit, ndërsa normalisht do të jetë jashtë garës këtë vit pasi ka treguar se ka përzgjedhur projekte të tjera muzikore për realizim gjatë këtij viti.
Sanremo do të mbahet në fillim të muajit shkurt.
Christicchi e ka ftuar Ermalin vetëm si mysafir ndërsa vetë do të jetë në garë, por meqë Sanremo mbahet pesë netë me radhë, në një prej netëve këngët garuese vijnë në duet.
Ermali tanimë ka marrë famë në Itali pasi përfaqësoi Italinë në Eurovizion dhe u fut në top 10 e rezultateve finale vitin 2018-të.