“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

E Enjte, 24 Janar 2019 13:54

Megjithëse George Orwell ka shkruar vetëm gjashtë romane, vepra e tij i ka dhënë një vend të merituar në majë të listave të shkrimtarëve më të mirë. Ndikimi i tij është i gjithanshëm dhe zotësia e tij për t’u pasur zili në krijimin e frazave të mendimeve provokuese e ka bërë veprën e tij një nga më të cituarat në botë. Më poshtë janë 22 fragmente mençurie nga romanet e Xhorxh Oruell:

“Ai që kontrollon të shkuarën, kontrollon edhe të ardhmen. Ai që kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën”.

 

“1984”

“E shkuara është diçka e çuditshme. Ajo është me ty bashkë gjithmonë. Supozoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjesht për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie”.

“Dalja Jashtë për ajër”

“Në disa raste unë mendoj se ne të gjithë jemi kufoma. Vetëm se kalbemi në këmbë”.

“Mbaje Aspidistrën duke fluturuar”

“Nëse dëshiron të mbash një sekret, duhet ta fshehësh atë edhe nga vetja jote”.

 

“1984”

“Njeriu është krijesa e vetme që konsumon pa prodhuar”

“Ferma e Kafshëve”

“Ndoshta një njeri me të vërtetë vdes kur truri i tij ndalon, kur ai humbet fuqitë për të thithur ide të reja”.

“Dalja Jashtë për ajër”

“Është një nga tragjeditë e gjysmë të arsimuarve që ata zhvillohen vonë, kur sakaq janë angazhuar në një rrugë të gabuar në jetë”.

“Ditët burmeze”

“Librat më të mirë… janë ato që u thonë atë çfarë ju sakaq dini”.

“1984”

“Është një gjë misterioze, humbja e besimit, aq misterioze sa vetë besimi”.

“Vajza e Priftit”

“Njeriu i shërben interesit të asnjë krijese tjetër veç vetes së tij”.

“Ferma e Kafshëve”

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”.

“1984”

“Një njeri duhet të ndryshojë sistemin ose nuk ndryshon asgjë”.

“Mbaje Aspidistrën duke fluturuar”

“Zilia është një gjë e tmerrshme. Është ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të vuajtjes për shkak se nuk ka maskim për të, nuk ka ngritje në tragjedi. Ajo është më shumë sesa thjesht e dhimbshme, është e neveritshme”.

“Ditët burmeze”

“Mendo për jetën ashtu si ajo është me të vërtetë, mendo për detajet e jetës dhe pastaj mendo nëse nuk ka kuptim tek ajo, nuk ka qëllim, nuk ka objektiv përveç varrit. Natyrisht vetëm budallenjtë apo ata që gënjejnë veten apo ata jeta e të cilëve ka qenë jashtëzakonisht me fat, mund ta përballin këtë mendim pa u drithëruar?”

“Vajza e Priftit”

“Gjurma dalluese e një njeriu është dora, instrumenti me të cilën ai bën të gjitha të pabërat”

“Ferma e Kafshëve”

“Zgjedhja e njerëzimit qëndron mes lirisë dhe lumturisë dhe për pjesën më të madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë”.

“1984”

“Një tërmet është kaq shumë qejf kur ka kaluar”.

“Ditët burmeze”

“… mund të marrësh çdo gjë në këtë botë nëse në mënyrë të sinqertë nuk e do atë.

“Mbaje Aspidistrën duke fluturuar”

“Ne nuk është se thjeshtë i shkatërrojmë armiqtë tanë; ne i ndryshojmë ata”.

“1984”

“Bukuria është e pakuptimtë derisa ajo të ndahet me të tjerët”.

“Ditët burmeze”

“Varfëria është era e keqe shpirtërore”.

“Mbaje Aspidistrën duke fluturuar”

“…qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë nga i cili të nisësh një luftë tjetër”.

“1984”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...