Sofra Tiranase këtë vit do të organizohet mbrëmjen e 11 shkurtit. Në skenën e Pallatit të Koncerteve do të bëhen bashkë këngëtarët më në zë të muzikës qytetare tiranase si Valbona Mema, Era Rusi etj.
Arben Tafaj kryetar i shoqatës "Tirana" shprehet se ky event ndjek traditën gati 20 vjeçare të këngës dhe valles popullore të Shqipërisë së Mesme.
Sofra Tiranase do të moderohet për të disatin vit nga Gerta Heta dhe ndryshe nga vitet e kaluara, organizatorët premtojnë shumë surpriza për pjesëmarrësit.