Bruno Shllaku dërgon në Stokholm dramën "Baca jem ... u kry amaneti" për Kosovën dhe Çamërinë

Premte, 15 February 2019 16:01

Shfaqja "Baca jem ... u kry amaneti" me regji nga Bruno Shllaku shfaqet premierë mbrëmjen e stome në Stokholm, Suedi. “Baca jem...u kry amaneti” vjen e përshtatur në skenën e teatrit mbi krijimtarinë e dy autorëve të njohur Ali Podrimja dhe Din Mehmeti. Me në kastë aktorësh të njohur nga Shkodra, por dhe nga Durrësi regjisori Bruno Shllaku sjell këtë premierë, që përcjell jo pak mesazhe për publikun. Një vepër, që i takon teatrit poetik, pjesë e saj është Kosova por shfaqja trajton edhe çështjen e Çamërisë. Regjisor dhe aktor në këtë dramë Bruno Shllaku tregon se edhe pse vjen si një teatër poetik brenda saj janë të miksuar të gjitha komponentët e dramës në skenë. “Vepra është e  bazuar në veprat e Ali Podrimjes dhe Din Mehmetit si dhe në disa krijime të miat përmbi Kosovën. Një shfaqje e teatrit poetik, por jo në varg. Është gjithmonë në prozë. Është e miksuar me të gjitha kompromiset e komponentët e mundshme, që ka një dramë. Është gjithçka që aktori është përballë aktorit, që nuk poetikon, por dialogun me vargun e poezisë pa u dëgjuar fare vargu apo rima”, tregon Shllaku. Sipas tij shfaqja nis në atë moment kur shqiptarët po shuheshin nga inekzistenca e tyre. “Është një shfaqje që e fillon nga pika zero, në momente kur shqiptarët ishin pothuajse inekzistent dhe vazhdon deri në momentin kur vërtetë inekzistenca e tyre po shkon drejt shuarjes dhe atëherë ata tubohen. Me fuqinë e tyre si patriotike ashtu dhe dashurisë për mëmëdheun apo dhe asaj të copëtuar padrejtësisht nga fuqitë e mëdha fillon tubimi dalëngadalë deri në shpërthimin e revoltës së përgjithshme dhe unifikimin e të qenurit ushtar i UÇK. Kur krijohet UÇK është një gjeje regjisoriale, që në momentin që janë duke u tubuar të gjithë shqiptarët me një shall të kuq që i rrethon kullat dhe shpirtin e tyre aty dëgjohet zëri i atëhershëm i presidenti Rugova, që shpall Kosovën republikë. Por kjo vjen shumë bukur, që diçka po lind” tregon ai. Me rëndësi në këtë shfaqje sipas regjisorit vjen edhe çështja çame, një plagë e pambyllur. “Me shpalljen e Kosovës republikë fillon një epokë e re, dhe që plaga e saj disi është e mbyllur, sepse e mori të drejtën e saj. Por një plagë tjetër është Çamëria. Një interpret nga salla thotë që unë do të protestoj, sepse çështja çame është inekzistente. Thuhet thotë se dhe për Kosovën ishte çështje inekztistente, por që nuk ndodhi kështu sepse shqiptarët u tubuan. Mbyllet shfaqja me plagën e pambyllur të problemit çam”, tregon regjisori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...