Vdes Bruno Ganz, aktori i njohur për rolin e Hitlerit

Hënë, 18 February 2019 13:38

Ka vdekur në moshën 77 vjecare ne Zyrih, aktori Bruno Ganz, njoftuan disa burime.

Ganz ishte një aktor i madh i kinemasë dhe i teatrit, shumë i dashur për publikun ndërkombëtar dhe i vlerësuar nga kritika.

I paharrueshëm mbetet interpretimi i diktatorit nazist, Adolf Hitler në filmin ”Rënia”, i vitit 2004.

 Kujtohen gjithashtu edhe filmat e tij “Miku amerikan”, 1977, dhe ”Qielli mbi Berlin”, 1987.

Ai punoi me regjisorë si Eric Rohmer, Volker Schloendorff e Werner Herzog.

Ganz ishte djali i një punëtori zviceran dhe i një nëne italiane.

Login to post comments