Nga Anelja Lako
Pranverë e trishtë
Si ajo fëshfërima e gjetheve në pranverë,
Ndihej heshtja dhe oshëtinte vetëm fjala;
..Nesër largohem e zëri drithërues, si erë,
Lë pas gjurmë...pengje-fjalësh të padala!
Drithëron edhe Hëna dhe pastaj u fsheh,
Yjet u fikën...si ato llambushka t'djegura!
Fjala “do largohem”, fytyrën time e zbeh,
Era u ndal dhe më përpiu fjalët e mekura...
“Duhet të largohem”, këto fjalë si furtunë,
Sikur më rrëzojnë atë gjethe, t'shpirtit tim;
Zemra po më grisej, si të ishte një pëlhurë,
Kjo fjalë e egër heq lumturinë nga syri im...
Buzëqeshja m'shuhet, si një lule e goditur,
Nga stuhi, që e kthen natyrën n'shëmtirë;
Breshëri më hyri në shpirt, kështu papritur,
Ndërsa, vetëm era m'ledhatonte n'errësirë...
Ai s’po m'shihte sytë e zinj, kjo më tremb,
Fjala “po largohem”, mendimet m'i prishi;
Dhimbja m'pickonte zemrën, si një gjemb,
Ç’natë tmerri!...Veçse po më dridhej mishi!
Pse sonte, që e preka lumturinë, pse, pse?
Era m'i prishi kacurelat, m’i derdhi në ball...
Lotin tim të dashurisë, vallë, ti si s'e sheh?
Po buzëqeshjen e shuar buzës e një mall?
Malli zgjon shpresë, si dielli që lind sërish,
Sepse, atë mbrëmje malli im qe i dyfishtë;
Syri i shpresës m’lëshon dritë nga do vish,
Edhe pse ajo pranverë qe shumë e trishtë...
* * *
Të dua njësoj…
Teksa përballë teje qëndroja e heshtur,
Dridhesha e tëra kur m‘i thoje ato fjalë!
Ëndrrën më të bukur ti më kishe prekur,
Unë qeshja nën zë, ti më flisje ngadalë...
Nuk e kisha provuar kurrë këtë ndjenjë,
Ti po m’falje zemrën, unë e merrja lojë!
Më mësove të dashuroj e mbeti shenjë,
...Ndjenja ka humbur, por të dua njësoj!
Kur je larg meje
U mesova te dua keshtu nga larg
Me mungesen tende u mësova
frike kam kur te kthehesh prap
Do jesh ai që kështu e dashurova ! ?
Do me mungoj ndoshta largesia
Distanca eshte mall, lotë nëpër sy
Kam frikë se kjo do t ' ishte dashuria
..., malli per ty !
U mesova te të dua kur te kam larg
Mos u afro shumë e mos më braktis.
Lermë dorëzuar, rob në mall
..., për hirë te dashurise!!
Kur je larg meje
U mesova te dua keshtu nga larg
Me mungesen tende u mësova
frike kam kur te kthehesh prap
Do jesh ai që kështu e dashurova ! ?
Do me mungoj ndoshta largesia
Distanca eshte mall, lotë nëpër sy
Kam frikë se kjo do t ' ishte dashuria
..., malli per ty !
U mesova te të dua kur te kam larg
Mos u afro shumë e mos më braktis.
Lermë dorëzuar, rob në mall
..., për hirë te dashurise!!