Berat, Muzeu Etnografik vendtakimi i të rinjve me historinë

E Enjte, 21 February 2019 14:41

Muzeu Etnografik i Beratit ka mirëpritu sot në një rrugëtim mes objekteve dhe historisë nxënësit e klasave V-VI të shkollës ”Thimi Tani”.

Ky muze tashmë është shndërruar në destinacionin e preferuar të brezit të ri pasi ata prekin dhe shohin nga afër objektet e pasqyruar dhe mësojnë nga specialistët historinë dhe vlerat e tyre.

Rrugëtimi i nxënësve nisi me një vizitë në Muzeun Etnografik, ku nxënësit morën informacion, për artizanatin dhe mënyrën e jetesës, kryesisht duke filluar nga shek. XII-XIX.

Më pas nxënësit u ndalën në lumin Osum për të marrë njohuri të tjera si dhe për të provuar sfidën, duke luajtur lojën “Mos u Nxeh” në ambientet e muzeut.
Një lojë e cila në përmbajtje ka informacion historik për qytetin e Beratit, realizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Muzeve Berat. (Atsh)

Login to post comments