FOTOGALERIA/ “Oscars”, natë e magjishme dhe e befasishme. Triumfon filmi “Green Book”

Hënë, 25 February 2019 08:39

Ceremonia e 91-të e çmimeve të Akademisë së Arteve të Filmit dhe Shkencës është mbajtur në teatrin “Dolby” në Hollywood, prej orës 02:00 të së hënës me orën tonë lokale. Gjatë të gjithë ceremonisë kishte emocione të shumta dhe gara ishte shumë e ngushtë.

Çmimet kryesore ishin “Green Book” si “Best Picture”; Alfonso Cuarón, me filmin Roma, fitoi çmimin e “regjisorit më të mirë”; aktori më i mirë u shpall Rami Malek, “Bohemian Rhapsody”; aktorja më e mirë rezultoi Olivia Colman, me rolin e saj në filmin “The Favourite”; aktori më i mirë në rolin mbështetës ishte sërish nga “Green Book”, Mahershala Ali; aktorja më e mirë mbështetëse Regina King, “If Beale Street Could Talk”; ndërsa “Roma” u shpall “filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

Gjatë ceremonisë, aktori Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga dhanë një performancë të mahnitshme me këngën e tyre “Shallow”, nga filmi “A Star Is Born”, këngë që fitoi çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.

Ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar patët mundësinë ta ndiqnit drejtpërdrejt në ekranin e Top Channel, në një maratonë me shumë specialistë të ftuar.

Modifikuar më Hënë, 25 February 2019 08:48

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...