Ekspozita “30 years old” sjell ndryshimet në Tiranë nga 1989-2019

Tuesday, 12 Mars 2019 13:57

Ekspozita “30 years old” u çel për publikun në galerinë e artit FAB me instalacione, artefakte dhe videoart. Një ekspozitë që ka bërë bashkë një grup artistësh dhe përcjell përmes punëve të saj Tiranën në tre dekada, me ndryshimet dhe shndërrimet që kanë ndodhur ndër vite. “30 years old” një projekt i Eugenio Tibaldi, vjen si rrjedhojë e historisë 30-vjeçare të Shqipërisë (1989 - 2019) dhe merr jetë nga bashkëpunimi me disa artistë shqiptarë. Dekan i Fakulteti i Arteve të Bukura prof. asoc. Ardian Isufi shprehet se Eugenio Tibaldi ecën nën të njëjtën platformë artistike ku padyshim ka edhe nuanca të tjera, duke e orientuar dialogun me studentët - artistët e rinj mbi territore eksploruese, që ata i kanë shkelur jo vetëm si evidentim i eksperiencës njerëzore, por si akumulim i reflektimit radikal të tyre nëpërmjet një sprove artistike. “Ekspozita e realizuar në galerinë FAB shfaq qartësisht antikonformizmin e artistit dhe këtij aktivizimi artistik që “kolazhon kohë dhe ngjarje” sidomos nëpërmjet artefakteve, në përpjekje për të ndërtuar struktura alternative të mendimit në funksion të orientimeve se si duhen analizuar fenomene të caktuara në mënyra të reja pamore”, pohon mes të tjerave dekani Ardian Isufi në reagimin e tij për këtë ekspozitë, që këto ditë të muajt mars u çel në galerinë e artit FAB. Në ekspozitën “30 years old” janë pjesëmarrës me punët e tyre artistët Aulon Naçi, Bib Frrokaj, Bleona Hafesllari, Egi Pipero, Ergys Vela, Gentjana Manuka, Mirjana Mecaj dhe Tamara Kurti. Ekspozita në galerinë FAB është realizuar me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe Harabel Contemporary Art Platform.Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë e artit FAB deri më datë 25 mars për publikun, ku këtë herë do të gjejë krijimtarinë e tetë artistëve, që janë bërë pjesë në projektin e Eugenio Tibaldit. Në tekstin përshkrues mbi ekspozitën përgatitur nga italiania Valentina Bonizzi dhe artisti shqiptar Ardit Boriçi thuhet se përzgjedhja e artistëve pjesëmarrës u bë prej vetë artistit Eugenio Tibaldi, i cili ndau me ta përvojën e tij profesionale, duke i dhënë rëndësi ecurisë së krijimit të një veprimtarie përbashkuese mes artistit dhe institucioneve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...