7 autorë të famshëm që kryen vetëvrasje!

Tuesday, 02 Prill 2019 14:25

Studimet tregojnë se gjasat që një shkrimtarë të bëjë vetëvrasje janë dy herë më të mëdha se sa njerëzit e zakonshëm. Edhe pse lidhja mes kreativitetit dhe sëmundjes mentale është për tu diskutuar, nuk ka asnjë dyshim se bota e letërsisë ka vuajtur shumë humbje, përderisa shumë gjeni të kësaj fushe kanë pasur probleme për të gjetur paqe në jetën e vet. Ne i kemi renditur shtatë prej tyre, për ti kujtur dhe për të mos e harruar kurrë kontributin e tyre për letërsinë.

1. Gérard de Nerval (1808-1855)

Nerval ishte poet romantik i cili ka vuajtur për kohë të gjatë nga melankolia. Pasi që e dashura e tij u nda nga ai, Nerval e vari veten në një shtyllë ndriçimi në rrugë.

2. John Berryman (1914-1972)

Poeti amerikan Berryman ishte vetëm 11 vjeçar kur babai i tij kreu vetëvrasje, dhe kjo tragjedi pati ndikim të madh jo vetëm në letërsin e tij, por edhe në jetën e tij personale.
Berryman kishte probleme me alkool përgjatë gjithë jetës së tij dhe ishte shtruar disa herë në spital për shërim. Më 7 janar, 1972, ai u hodh nga një urë në Mineapolis.

3. Jack London (1876-1916)

Shkrimtari i parë milioner në botë, Jack London, ka vuajtur nga një çrregullim bipolar. Kur ai kishte shkuar në një udhëtim në Pacifik, ai u infektua me një sëmundje tropikale, për të cilën ai pastaj vet e përgatiti një zgjidhje që përfshinte substancat si opiumi, heroina dhe merkuri, për ta trajtuar veten, e cila më vonë i shkaktoi dëmtim të veshkave.

Është ende e diskutueshme se a e bëri me qëllim për të kryer vetëvrasje apo jo, shumë njerëz thonë se tentimet e tij të mëparshme dhe temat e tij rreth vetëvrasjes në shkrimet e tij, janë dëshmi se ai e bëri me qëllim vetëvrasjen.

4. Stefan Zweig (1881-1942)

Zweig veçse ishte në ekzil dhe ishte në depresion të lartë si pasojë e gjendjes së atëhershme në Europë, dhe ai nuk mundi ta durojë shumë gjatë këtë situatë. Ai bëri vetëvrasje bashkë me gruan e tij, në Rio de Janeiro, më 22 shkurt, 1942. Në letrën e tij që e kishte shkruar para vdekjes, ai kishte thënë:

“Çdo ditë unë kam mësuar ta dua vendin tim shumë e më shumë, dhe nuk do të kërkoja ta rindërtoja jetën time në ndonjë vend tjetër, pasi bota e gjuhës time u mbyt dhe ishte e humbur për mua dhe për atdheun tim shpirtëror, Europa, e shkatërroi veten”.

5. Virginia Woolf (1882-1941)

Shkrimtarja e famshme angleze Virginia Wolf vuajti nga një depresion serioz pas përfundimit të librit të saj të fundit. Ajo ishte gjithashtu njëra ndër ata njerëz që tmerrësisht u ndikuan nga efektet e rendit të pas luftës botërore. Në vitin 1941, ajo i mbushi xhepat e saj me gurë dhe u hodh në lumin “Ouse”.

6. Ernest Hemingway (1899-1961)

Autori amerikan Ernest Hemigway e jetoi një jetë të pazakonshme. Ai vuajti nga depresioni, paranoja dhe alkoolizmi përgjatë gjithë jetës së tij. Ai e qëlloi vetën në kokë, në verën e vitit 1961.

7. Sylvia Plath (1932-1963)

Poetja amerikane, Sylvia Plath, ka vuajtur nga çrregullime bipolare ekstreme dhe është dashur të përdorë anti – depresant përgjatë gjithë jetës së vet. Tentimi i parë i saj për vetëvrajse ishte në vitin e saj të dytë të studimeve në Kolegjin Smith. Ajo, megjithatë, diplomoi si një femër shumë e suksesshme.

Në vitin 1963, ajo u la ca qumësht dhe biskota fëmijëve të saj, e mbylli derën mirë për tu siguruar se Gazi nuk do të dilte tek dhoma e fëmijëve dhe e vrau veten duke e futur kokën e saj në furrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...