Aktorja Laura Nezha me role të ndryshme në drama dhe komedi ka marrë vlerësimin e publikut dhe kritikës. Në shfaqjet teatrore në teatër aktorja ka spikatur me interpretimin e saj. E kemi parë aktoren këto kohë në teatër në vepra të autorëve të njohur, por si në rolet në komedi edhe në dramë ajo me personazhin dhe interpretimin e saj ka dhuruar emocione për publikun. Edhe këto ditë aktoren e gjejmë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoli” me dramën “Shërbëtoret” te Jean Genet dhe regji nga Kiço Londo. Në katër veprat teatrore “Darka e lamtumirës”, “Shërbëtoret”, “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” dhe “Antigona” aktorja ka marrë vlerësimin për punën e saj. Aktorja dhe më parë është angazhuar në projekte të tjera të teatrit, por këtë herë ajo është në katër shfaqje që janë shfaqur jo vetëm në Tiranë, por dhe në skenat e qyteteve të tjera si pjesë e projektit të teatrit të rajonit. Gjithmonë në punën e saj aktorja ka treguar se personazhet i kanë falur jo pak, por dhe puna e saj për ti sjellë në skenë ka qenë me mjaft përkushtim. Përveç shfaqjeve që janë dhënë këto kohë në Tiranë dhe Shkodër, aktorja Laura Nezha do të jetë dhe në Fier me “Darka e lamtumirës” si dhe në Korçë me “Shërbëtoret”.