“Norm dhe Ahmed” te “arTurbina”, me një temë aktuale

Hënë, 08 Prill 2019 11:53

Në “arTurbina” këtë fundjavë shfaqet vepra teatrore "Norm dhe Ahmed", nga regjisori Armand Bora dhe në interpretimin e aktorëve Lulzim Zeqja, Gert Ferra, Ola Harizaj. Gjithçka ndodh në një stacion autobusi, ku personazhet, Norm, një veteran i luftës, ka një takim me një student pakistanez, Ahmed, në një stacion autobusi gjatë një nate, një histori e vjetër sa vetë njerëzimi e shkruar me mjeshtëri nga autori shqiptaro-australian Alex Buzo. Vepra e shkruar nga autori më 1968 i vendos ngjarjet në Sidnej të Australisë. Regjisori Armand Bora tregon se vepra është një gjini e papërcaktuar dhe ka shumë humor të zi brenda, por ka një fund tragjik. “Vepra është një nga tekstet që ka bërë revolucion në shoqërinë australiane, sepse ka hapur debate dhe diskutime, që shoqëria atëherë i mbante të mbyllura. Kemi një tekst klasik, që studiohet dhe është vënë në shumë vende të botës. Tema është mjaft aktuale, sepse sot ka konflikte të mëdha, ka mesazhe shumë të forta kjo vepër. Është dhe një vepër komode për regjisurën me pak dekore dhe jep dorë për ta zhvilluar”, tregon regjisori Armand Bora. Alex Buzo është një nga shkrimtarët më të njohur australian. Ai ka lindur në Sydney më 23 Korrik 1944. Shkollimin fillor e kreu në Australi, kurse shkollimin e mesëm në Gjenevë, Zvicër. Ndërkaq, studimet e larta i përfundoi në Universitetin e New South Wales në Sidnej. Alex Buzo botoi dramën e parë, “Norm dhe Ahmed”, që ishte ndër të parët autorë që ngriti diskriminimin e emigrantëve në Australi dhe zgjoi vëmendjen e opinionit publik australian duke vënë në pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantët. Ai është autor i 88 dramave dhe veprave letrar. Veprat e tij janë vënë në skenë në Australi, Angli dhe Amerike dhe sot konsiderohet si një ndër pionierët e Rilindjes së dramës australiane dhe më gjerë të letërsisë anglishtfolëse. Në vitin 1972, Alex Buzo-s iu dha “Medalja e Artë në Letërsi” e Shoqërisë Australiane për dramën e tij “Macquarie”. Alex Buzo në karrierën e vet përfshin shumë gjini letrare, drama dhe romane, skenare filmash, artikuj, intervista në radio si dhe përshkrime udhëtimesh. Ka dhe disa libra mbi sportin, gjuhën dhe teatrin. Alex Buzo vdiq në Sidnej më 16 gusht të vitit 2006 në moshën 62 vjeçare, pas një beteje gati 5 vjeçare me kancerin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...