Skënder Kamberi: GKA ka mbyllur dhe dyert, sepse drejtori i saj është i paaftë

Tuesday, 09 Prill 2019 15:20

Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur dyert për artistët, të cilët herë pas here në reagimet e tyre shprehen se nuk është e drejtë kjo që po ndodh me galerinë. Në vijim të reagimeve të artistëve edhe piktori i njohur Skënder Kamberi shprehet se GKA duhet të jetë në funksion të jetës artistike, të ekspozojnë artistët dhe të ketë vëmendje dhe veprat që janë në fondin e saj. “… GKA ka mbyllur dhe dyert, por dhe paradyert. Kanë kaluar disa vite që është ajo masë aty, por për çfarë i duhet popullit ajo? GKA duhet të ketë aktivitete, por nuk ka. Të ketë aktivitete individuale të shqiptarëve, dhe kjo nga të gjitha rrethet që duan të shfaqin. GKA si çdo tjetër në botë duhet t’i ketë dyert e hapura. Meqë është galeri kombëtare duhet të jetë për të gjithë ata artistë që kanë mbaruar shkollën e lartë, por dhe me shkollë të mesme nëse janë të talentuar. Koncepti Kosovë nuk ndalon të jetë drejtor një kosovar, apo një shqiptar nga Mali i Zi dhe më tej. Nuk ka asgjë të keqe. GKA duhet të ketë dhe artistë shqiptarë që duhet të hapin ekspozita, por dhe artistë huaj. Por për artistët nga Shqipëria nuk ka. Cili është shkaku? Drejtori i GKA është i paaftë. Jo vetëm ky tani, por dhe ata më para tij. Unë kam vepër në GKA “Greva e bukës” dhe e kanë vlerësuar nga Komisioni Europian mbi 6 milionë dollarë. Në Luvër për çdo autor që ka aty i japin paratë, që kanë fituar nga publiku, ose pasardhësve të tij. Po mua pse nuk më japin para si autor? Por drejtori ka mbyllur GKA dhe nuk ka të ardhura, pra nuk ka publik. Vetë administrata e ka mbyllur Galerinë Kombëtare të Arteve. Një institucion që nuk ka aktivitete, që nuk krijon mundësi që publiku të komunikojë me veprat e artit të kujdo qofshin ato. Sallat poshtë në GKA janë për ekspozitat e reja. Ka piktorë shumë të mirë Italia, Zvicra, Spanja, Franca, etj, që mund të ekspozohen këtu. Pse nuk gjejnë këta fonde për ti sjellë veprat e tyre? Pse nuk gjejnë fonde, por marrin i përvetësojnë për vetë politikanët shqiptarë? Unë mendoj që te ne paratë për harxhimet kulturore politikanët shqiptarë nuk i lëshojnë nga dora. Por një shtet ka planifikim, sa konsumom dhe sa do arti. Çdo gjë ka planifikim, por jo kështu si bëhet.

Ministria e Kulturës mos merret me politikë partiake, por të merret me punën e tyre. Të punojnë për GKA dhe për kulturën shqiptare. Për kontaktet me botën, për ansamblet tona."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...