Komedia e zezë “Zona e pritjes”, me aktorë nga Tirana dhe Shkodra në teatrin “Migjeni”

E Enjte, 11 Prill 2019 15:26

Vepra teatrore “Zona e pritjes” shkruar nga autorja kroate Marina Vujcic pritet të jetë së shpejti premierë në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. “Zona e pritjes”, një komedi e zezë për skenën e teatrit do të vijë për publikun me regji nga Fatos Berisha. I njohur për aktivitetin e tij në skenën e teatrit në Kosovë dhe në Shqipëri me veprat teatrore këtë herë është qyteti i Shkodrës, që do të ketë në skenën e teatrit premierën me regji nga Fatos Berisha. Drejtoresha e teatrit është shprehur se kjo do të jetë një komedi, që publiku do ta shijojë. Rolet në vepër regjisori Berisha ia ka besuar aktorëve të teatrit “Migjeni”, por nuk mungojnë dhe artistë nga Tirana. Ngjarja që ndodh në një korridor të një ambulance vjen përmes notave humoristike, ku me lojën e aktorëve në teatër do të përcillen probleme të shumta sociale, që cilat lidhen edhe me aktualitetin në vendin tonë, por jo vetëm. Komedia “Zona e pritjes” pritet të shfaqet së shpejti për publikun dhe në role janë Bero Fruk - Nikolin Ferketa; Vera - Rita Gjeka; Izabela - Linda Jarani; Vedran - Jozef Shiroka; Tonka - Kristi Lleshi; Zvone - Simon Shkreli; Lara - Nensi Bakalli; infermierja - Merita Smaja dhe endacaku - Oliver Ymeri. Në rolin e Bero Fruk, endacaku që hiqet si shkrimtar vjen aktori Nikolin Ferketa. I njohur për publikun me aktivitetin e tij në tetarë këtë herë ai është pjesë e premierës së re që do të vijë në skenë në vijim të sezoni artistik të teatrit të qytetit të Shkodrës. Aktori shprehet se çdo personazh është unik në llojin e vet. “Personazhet tregojnë historitë e tyre nga problematikat e ndryshme, që e shqetësojnë shoqërinë në vendin tonë. Çdo personazh është unik në llojin e vet. Ata gjatë pritjes dialogojnë me njëri - tjetrin, ku këto dialogje kthehen në komedi për spektatorin, pikërisht nga marrëdhënia që këta kanë me njëri - tjetrin. Por thellë brenda vetes së tyre kanë histori dramatike”, tregon aktori Nikolin Ferketa mbi rolin e tij.

Personazhet, në komedinë e zezë

Në komedinë e zezë "Zona e pritjes” ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori. Por ama kur i vjen rralla për t’u futur të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim. Kemi një zonjë në moshë, e cila përzihet duke u përfshirë në çdo bisedë apo hall që këto personazhe kanë, duke ndërhyrë në hallin e çdo personi, sa arrin të bëhet shqetësim për të gjithë ata që presin. Personazhi i djalit të ri, i cili hiqet si shkrimtar, por në të vërtetë ai është një endacak, i cili shkon në zona të ndryshme të pritjes thjesht për tu ngrohur, sepse nuk ka ku shkon. Ai është një person i vetmuar, babai i tij marinar anijesh ka vdekur dhe gruaja e ka braktisur. Pjesë e komedisë është një aktore filmash, e cila mundohet të futet pa rrallë, duke shfrytëzuar postin e saj publik, por që edhe ajo është e mërzitur me rolet e saja. Po ashtu një djalosh, i cili është i dëshpëruar, dhe ai sëmuret vetëm nëse doktori i thotë që je mirë me shëndet, sepse ai është i fiksuar se ka një sëmundje. Në komedi vijnë dhe një çift bashkëshortësh, të cilët grinden gjatë gjithë kohës, dhe bashkëjetesa e tyre është në fije të perit, pasi burri e ka gënjyer që është i paralizuar për tre vite. Në personazhet e komedisë është dhe një vajzë, e cila është e sëmurë, por që është më e urta dhe pajtohet me sëmundjen e saj. Komedisë së zezë nuk mund ti mungonte dhe infermierja, e cila është e rreptë dhe endacaku, i cili shkon kudo thjesht për të gjetur një vend për t’u ngrohur dëbohet nga ajo.

Modifikuar më E Enjte, 11 Prill 2019 15:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...