Është publikuar traileri i filmit “Vulë”, me regji të Valmir Tertinit, i cili pritet që të jepet shumë shpejt premierë në Tiranë.
Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.
Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani.
Xhirimet e tij kanë përfunduar në tetor të vitit të kaluar, teksa së fundmi është prezantuar edhe traileri.
Në rolin kryesorë atë të Viktorias, luan aktorja shqiptare Jorida Sorra e cila vepron në Gjermani ku është pjesë e teatrit.
Pjesë e filmit janë gjithashtu emra të njohur nga fusha e artit: Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Kristina Dodaj, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Nexhip Nexhipi, Denardo Neziraj, Donald Shehu etj.
Posteri zyrtar i filmit “Vulë”
Regjisori Tertini, i cili jeton dhe vepron në Tiranë, është shprehur i entuziazmuar për këtë projekt, i cili do të jetë së shpejti i gatshëm për publikun.
“Nder dhe kënaqësi, të ndajë me Ju trailerin e filmit VULE Ju falënderoj nga zemra, për kontributin e dhënë në këtë projekt. Shumë shpejt, premierë në Tiranë”, ka shkruar Valmir Terrtini në Facebook. /Telegrafi/