Margarita Xhepa e Tinka Kurti, protagoniste në filmin spanjoll

Diel, 21 Prill 2019 09:08

Një imazh video, rrëqethës e i vjetërsuar, i shfaqet çdo natë si një makth Julienit duke e zgjuar prej gjumit. Pas gati njëzet vjetësh nga vrasja e gruas së tij Anxhelinës, Julieni kthehet në Shqipëri i vendosur të hetojë mbi vdekjen e saj mes një deti regjistrimesh të pabesueshme, dosjesh policore e vizionesh të Botës së Përtejme. Kjo është historia e filmit , produksioni i parë spanjoll në histori i xhiruar në Shqipëri.

Nën regjinë e Marco Lledó, në këtë film intepretjnë aktorët, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Lulzim Guhelli, Viktor Zhusti, Ema Andrea, Laert Vasili, Piro Milkani, Julien Blaschke. Premiera e këtij filmi, do të jetë në datën 23 prill ora 19.00 në kinema Millenium. Premiera shqiptare është dyta pas premierës së saj në nivel ndërkombëtar, në Festivalin e Filmit fantastik të Sitges dhe më pas do të shfaqet në Spanjë.

Filmi rrëfen hetimin e një gazetari (Julien Blaschke), gruaja e të cilit është vrarë para 20 vjetëve, i cili kthehet në Shqipëri për të hetuar për vdekjen e saj misterioze në përpjekje për të kuptuar atë që ka ndodhur realisht. I përshkruar nga vetë kineasti si një përzierje e realitetit dhe trillimit, ky “thriller”, emocionues që zgjat 106 minuta.

“Gjithçka zë fill me një udhëtim të tim eti në vitin 1978 kur ishte pjesë e një delegacioni të Partisë Komuniste Marksiste Leniniste, linja e fortë e të majtës antifrankiste. Ai udhëtim i la një mbresë të pashlyer. Një mbresë që ma ka transmetuar përgjatë viteve dhe që më ka frymëzuar si rrallëherë. Në vitin 2005 munda të bëj udhëtimin tim të parë në Shqipëri. me atë që më pas do të ishte gruaja ime dhe drejtoreshë e fotografisë e filmit.

Çuditërisht edhe marrëdhënia jonë lindi prej atij udhëtimi, kur jetonim në Gjermani për studime. E kështu nisa të tjerr mbi këtë vend një lloj mistike të veçantë që më lidh me të. Është një vend ku më pëlqen të kthehem. Kam bërë plot miq. Ndjehem thjesht në shtëpi.”, tregon regjisori Marco Lledó. Për të Shqipëria ka qenë një mahnitje për mikpritjen që gjeti. “Gjëja e parë dhe më e habitshme është të mbërrish në një vend kaq të panjohur e të t’i hapin dyert tej e tej.

Të gjesh kaq shumë mbështetje e kaq shumë pasión edhe pse bëhet fjalë për një projekt të vogël si ky i yni. Ndonjëherë nuk jam në gjendje të dalloj nëse është Shqipëria apo Elsa Bakshevani, producentja ime e asociuar dhe Anastasi Prodani, mbështetja tjetër e imja atje. Me këtë dua të them që nuk e di nëse përvoja do të kish qenë e njëjtë me persona të tjerë. Sinqerisht dyshoj.

Por është gjithashtu e vërtetë se ka një frymë të përgjithshme në Shqipëri, që ndryshe nga Spanja, bën që gjërat të ndodhin më shpejt. Në një mënyrë më të improvizuar ndoshta. Më të shpejtë, më pak burokratike”, thotë ai. Ritmet e xhirimit në një vend si Shqipëria, kanë qenë krejt të pazakonta për punën e tij.

“Rregulli i parë që duhet të dish është që je duke xhiruar në Shqipëri. Që është një vend i zhurmshëm. Që ritmet e qarkullimit janë të tjera. Zakone të tjera. Që në gjithçka rastësia është shumë më e pranishme nga ç’jemi mësuar ta njohim në Spanjë. Në këtë aspekt, Shqipëria (e sidomos zonat rurale), vazhdon të mbetet një mister. Një mister që ia vlen ta shfrytëzosh e ta luash në favor. Është e rëndësishme të jesh i hapur ndaj ndryshimeve, ndaj të papriturave. E megjithatë, nuk mund të them se xhirimet në Shqipëri qenë një fushë me lule. Nuk më pëlqen të idealizoj.

Pati problemet e veta. Ndonjëherë mosmarrëveshje. Por, për gjithë pjesën tjetër, pati një bashkëpunim total. Besoj se kjo vihet re edhe nga imazhet. Shihet kur punët shkojnë mirë dhe atëherë kur shkojnë jo dhe aq mirë. Në rastin e xhirimeve në Shqipëri, për mua këto shenja shihen shumë qartë në film. Sinqerisht e them, do ta ripërsëritja gjithçka, pa asnjë hezitim. Qe një përvojë komplekse dhe shumë apasionuese. Më pak e programuar dhe më pak e automatizuar se në Spanjë. Pati magji”, tregon regjisori.

5bc2fa257ed71Screenshot_7.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...