“Billboard” shkruan për suksesin e katër këngëtareve shqiptare

E mërkurë, 24 Prill 2019 11:46

Revista “Billboard” ia ka dedikuar një artikull suksesit të katër këngëtare shqiptare me famë botërore: Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max.

“Billboard” e nisi lajmin me një shkrim të Bebe Rexhës më 8 dhjetor: “Bebe publikoi një foto të saj dhe Dua Lipa me përshkrimin: Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anembanë botës, çdo gjë është e mundur, kështu që ndiqni ëndrrat tuaja.”

Ndërsa theksoi dhe një tjetër postim të Bebes në Twitter: “Më 8 janar Bebe Rexha nxorri emrat e dy shqiptareve të tjera të talentuara kur shkroi se donte një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.”

“Billboard” shkruan se artistet shqiptare treguar rritje në tabelën e “Billboard” Hot 100 në vitin e kaluar.

Bebe theu rekord për shumicën e javëve në krye listës së Hot Country Songs me këngën “Meant To Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Nga ana tjetër Dua Lipa kryesoi Top 40 për katër javë me kënën ‘Neë Rules’, Rita kishte dy këngë në  Dance Club Songs top 10 dhe Max hyri në Top 20 të Hot 100 me debutimin e saj të parë, “Sëeet but Psycho”.

“Të katër artistet kanë prindër shqiptarë,”- shkruan “Billboard”. “Ndonëse kanë lindur në shtete të tjera, Ora në Kosovë, Rexha në Brooklyn, Lipa në Londër, dhe Max në Milwaukee.”

Ndërsa citoi edhe një deklaratë të Ava Max: “Mamaja ime gjithmonë më thoshte ne jemi kështu si jemi, sepse jemi shqiptarë. Ne jemi pak të çmendur por kurrë nuk heqim dorë. Është në gjakun tonë”.

“Billboard” përmendi edhe një tjetër artiste shqiptare që po përfshihet në tregun muzikor ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kompozitoren dhe këngëtaren Njomza, e cila është bashkë-autore e hiteve të madha të Arian Grandes  “Thank U, Next” dhe “7 Rings”.

Njomza përmendi një numër të madh artistësh në deklartat e saj: “Në Shqipëri nuk ka vetëm artistë por një komunitet të madh artistësh si reperat Lyrical Son and Capital T, këngëtarja Dafina Zeqiri, të cilët këndojnë në të gjithë në Evropë.”

Ndërsa shtoi për Shqipërinë se: “Është një vend që po përparon.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...