Anastas Kostandini: Drejtori i GKA, një burokrat i telekomanduar

Hënë, 29 Prill 2019 10:28

Artistët nuk kanë më organizime për ekspozita nga institucionet, ata vetë organizohen për të prezantuar krijimtarinë e tyre. Piktori i njohur Anastas Kostandini shprehet se dhe këtë vit në ekspozitën “PranverArt” artistët vetë u organizuan ashtu si vijojnë prej disa vitesh. Në intervistën për mediat,  piktori Anastas Kostandini ndalet dhe në gjendjen që ka sot Galeria Kombëtare e Arteve. Ai shprehet se shikon që institucioni është në një situatë, që ai e quan anormale.

“Mendoj që situata në Galerinë Kombëtare të Arteve është anormale. Një situatë që në rrallë të parë ka bllokuar, galeria pretendon të jetë dhe muze arti madje ka filluar të quhet e tillë. Por ajo nuk e justifikon dot këtë gjë. Nuk ka bërë asgjë GKA për të treguar fondin e veprave. Mjaft me këtë mbyllje dhe mister që ka GKA. Të gjithë e dimë që GKA ka shumë vepra dhe ajo duhet të jetë për ti treguar. E dyta, aktivitetet që bën GKA janë të zbehta dhe nuk pasqyrojnë dinamizmin e krijimtarisë kombëtare. Arsyeja mendoj se është sepse galeria me ekspertët e vet nuk ka asnjë njohuri të nivelit të sotëm të artit, në përgjithësi të të gjitha llojeve të arteve vizuale dhe nuk është fjala vetëm për pikturën, sepse duket sikur i ka shpallur luftë thjesht pikturës. Por në përgjithësi ndaj të gjithë artit nuk e zotërojnë. Nuk ka dijeni vetë drejtori i GKA, që duhet të ishte në krye të interesimit të një ekipi që të mund të shikojë, se kjo është detyrë e tij të njohë artistët shqiptarë kudo që ata të jenë dhe jo vetëm në Tiranë, jo vetëm në atë rrethin e vogël që ai ka. Sallat e GKA për mendimin tim duhet të funksionojnë të gjitha në mënyrë normale. Unë e di që GKA varet nga Ministria e Kulturës, nuk e di se cilët janë ata ekspertë në ministri që mund të gjykojnë galerinë kombëtare. Nuk e di që në ç’mënyrë ministria inspekton GKA. Por kam idenë që të gjitha gjërat vërtiten rreth një lloj burokracie, që lidhen me fondin dhe me bërjen korrekte të disa gjërave që ka marrë përsipër GKA, por për të cilën ka dijeni edhe ministria. Nuk ka asgjë që të ndodhë në GKA me përjashtim të “Onufrit” që ka qenë, që të jetë më tepër se sa një autor. Duket sikur janë të mallkuar, duket sikur GKA nuk është vendi i një grupi autorësh.

Mendimi im është që Shkololli është një person i telekomanduar, një person burokratik, një person që nuk ka fuqi konceptuale dhe nuk ka fuqi siç pretendon ai dhe ata që e kanë vënë aty. Për mendim tim deri tani ai nuk ka treguar asnjë vitalitet dhe asnjë qasje ndaj substancës të artit shqiptar. Unë sigurisht nuk e marr në konsideratë atë. Mendoj që është personi që përfaqëson më keq nivelin e artistëve shqiptarë të Republikës së Shqipërisë. Problemi është që ata fshihen pas aktiviteteve të një karakteri ndërkombëtar. Por mua nuk më intereson ajo gjë, më intereson ajo që ndodh këtu, më intereson arti shqiptar. Drejtori i GKA është person që ka pranuar të jetë në një vend që mund të komandohet nga të tjerët, por se cilët janë këta që e duan galerinë në këtë gjendje unë nuk e di."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...