Veprat e Ibrahim Kodrës, mjeshtrit të artit shqiptar, janë ekspozuar për herë të parë në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë. Ekspozita është kthyer në një ngjarje të rëndësishme, që ka bërë bashkë personalitete të rëndësishme të politikës dhe kulturës. Kjo ekspozitë hapet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së piktorit të madh shqiptar me famë botërore.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor të këtij viti. Piktori, Ibrahim Kodra, ka lindur në vitin 1918, ndërsa ka ndërruar jetë në Milano të Italisë më 7 shkurt të vitit 2006 dhe është varrosur në atdheun e tij në Shqipëri, që ishte dëshira e tij e fundit. 100 vjetori i lindjes së këtij personazhi kaq interesant të artit pamor, është shoqëruar me një sërë aktivitetesh. Pak kohë më parë u hap në Milano një ekspozitë në “Museo della Permanente” në Milano.