Gjon Muharremaj është një i ri shqiptar që po triunfon në ‘The Voice’ në Francë. Performanca e tij në edicionet e fshehura ka mahnitur jurinë aq sa në fund të gjithë u ngritën në këmbë.
Gjithashtu i riu shqiptar ka arritur të hyjë në gjysmëfinalen e “The Voice of Francë’ . Gjon është prezantuar me këngën “Rocket Man” nga Elton John dhe ka mahnitur jurinë dhe publikun me zërin e tij.
Videoja e performancës në ‘Youtube’ ka arritur një numër të madh shikueshmërie, ku dhe nuk mungojnë dhe komentet përgëzuese të ndjekësve të programit. Gjoni ka lindur në Zvicër dhe është djalë i një babai nga Kosova dhe nënës nga Tirana.
Ai njihet me emrin e artit Gjon’s teras. Emrin e skenës ka zgjedhur ta ketë Gjon’s tears, për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.