Çfarë simbolizon agjërimi?

Tuesday, 04 June 2019 22:39

Në ditën e Fiter Bajramit, ish-kryetari i Komunitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli, ishte “I Ftuari” i Endri Xhafos në A2 CNN.

Ilir Hoxholli foli fillimisht për agjërimin dhe çfarë simbolizon ai. Nga ndryshon Fiter Bajrami nga Kurban Bajrami dhe historia e tij. Gjithashtu edhe si ka lindur tradita e agjërimit.

Çfarë simbolizon agjërimi?
“Mund ta quash edhe shenjë sakrifice, por unë do të futesha pak edhe në një aspekt social, të paktën si e kuptoj unë dhe çfarë më bën të ndjehem mirë në një muaj që agjëroj. Më bën të ndjehem mirë në 11 muajt e tjerë sepse në këto muaj çdo gjë është e lejuar dhe ti ndjehesh shumë i gëzuar dhe i lumtur. Njeriu ka nevojë për disa kufij për të kuptuar se çfarë ka arritur në jetë. Është njëlloj si të thuash se atleti i 100 metërshit fitoi, doli i pari, por aty do një shirit, që arrin në fund të saj. 30 ditët e agjërimit kanë një kulminacion që është dita e sotme, Bajrami. Është si një lloj certifikate ku pas një aktiviteti shumë të gjerë, shumë të madh, njerëzit marrin mirënjohjen, shpërblimin dhe ajo kthehet në hare. Janë 30 ditë ku ndalohen të lejuarat për një kohë të caktuar nga momenti i agimit deri në perëndimin e diellit. Nuk duhet të frikësohemi nga uria e besimtarit, por nga uria e atyre që nuk ngopen kurrë, pasi ata po e varfërojnë këtë vend. Sa të ketë njerëz që do të agjërojnë dhe që janë të uritur për hir të Zotit, vendi është mirë”.

Çfarë e dallon Bajramin e Vogël nga Bajrami i Madh?
“Bajrami i Madh është pas 30 ditëve të agjërimit. Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vogël kanë marrë një konotacion nga pjesa e njerëzve të thjeshtë. Sot festohet Fiter Bajrami. Fiter do të thotë natyrshmëri. Pra, rikthim në natyrshmëri, rikthim në 11 muajt e tjerë të vitit. Kjo është ana më e gëzueshme që mbyllet komplet agjërimi. Ndërsa Kurban Bajrami ka lidhje me historinë e Ibrahimit, profet, të cilit iu shfaq në ëndërr pasi bëri një premtim. Ai tha se nëse do të më japësh një djalë, për shkak edhe të pamundësisë për të patur një fëmijë deri në pleqërinë e thellë, tha – unë do ta bëjë kurban për ty. Pasi erdhi në jetë, Zoti ia kujtoi në një ëndërr, si për të thënë një premtim të dhënë dhe e la sprovën deri në momentet e fundit. Në momentet e fundit, kur as djali dhe as i ati nuk u tërhoqën për asnjë moment për të çuar premtimin e Zotit deri në fund, asgjë nuk funksionoi. Me madhështinë e tij, Zoti nuk e lejoi që as thika të priste, i nxori disa gjera jashtë ligjeve njerëzore dhe jashtë ligjeve të fizikës. Zoti zbriti një dash, për të dhënë edhe një mesazh tjetër. ‘Kurban për Zotin nuk bëhet njeriu. Kurban nuk ka as në shtetin islamik dhe as kudo. Kurban nuk mund të bëhet njeriu. Jeta është e shtrenjtë, dhuratë nga Zoti dhe merret vetëm nëpërmjet tij”.

Si ka lindur tradita e agjërimit?
“Agjërimi ka qenë i obliguar edhe për popujt e mëparshëm. Kjo është një trashëgimi e ringjallur shumë fuqishëm në origjinalitetin e vetë. Agjërimi në Islam nuk lejohet as të pihet as të ushqehesh dhe deri në një kohë ta caktuar edhe të marrëdhënieve seksuale. Ky është një prej adhurimeve më fantastike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...