Dy yjet e kinemasë amerikane i kanë rrënjët e tyre në krahinën e vogël të juglindjes, buzë lumit “Devoll” me prindër 100% devollinj.
Ai bashkë me babain e tij, ka rrugëtuar drejt këtij fshati në vitin 1991 ku deklaroi për herë të parë se ndjehej krenar për origjinën.
Që adoleshent, John u bë shumë popullor pranë shokëve të tij. Shumë aktiv, ai merrej me sport por edhe me muzikë si baterist në një grup roku, dhe e shfaq talentin e tij të interpretimit nëpërmjet humorit. Nuk është çudi pra se pse The Blues Brothers pati një sukses aq të madh …
Pas shkollës së mesme, John shkoi për të studiuar dramë në Universitetin e Wisconsin dhe në DuPage College.
Vëllai i tij më i ri, James, ndërkohë diplomohet në arte dramatike në Universitetin e Southern Illinois Carbondale. Ai e nis karrierën e tij në një nga trupat e Çikagos, The Second City, ku kish interpretuar më parë edhe vëllai i tij.