Lidhja e Prizrenit, mes dokumenteve dhe fotove në kalanë e Tiranës

E mërkurë, 12 June 2019 13:38

Në ambientet e Kalasë së Tiranës u çel ekspozita “Lidhja e Prizrenit 1878-2019 mes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror”. Ekspozita erdhi si një bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në bashkëpunim me Kalanë e Tiranës. Kjo ekspozitë vjen në kuadër të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ndërsa shfaqen dokumente të rralla, si thirrja drejtuar gjithë shqiptarëve ku ftohen të kundërshtojnë copëtimin e trojeve të shqiptarëve apo dhe Memorandumin e dërguar tek Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, përmes të cilit kundërshtojnë vendimet e Kongresit të Berlinit dhe copëtimet e trojeve shqiptare. Më 10 qershor 1878 u mbajt në Prizren Lidhja e Prizrenit, e cila ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike, ushtarake. Shqiptarët thirrën një kuvend mbarëkombëtar, ku do të merreshin vendime shumë me rëndësi për vendin. Pas firmosjes së marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman. Kuvendi priti delegatët pa dallim feje, ata do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Lidhja e Prizrenit, zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110, ku mes tyre ishin Ahmet Koronica, Abdullah Pashë Dreni, Shaban Prizreni, Zija Prishtina, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri, e shumë të tjerë, duke zgjedhur si kryetar anëtarin më të vjetër i cili kishte dhe fuqi të madhe morale, Iljaz Pashë Dibrën. Në mbledhjen e datës 10 qershor 1878 u mbajtën fjalime nga delegatë të ndryshëm. Motoja e kësaj mbledhjeje ishte: “Të luftojmë dëri sa të derdhim pikën e fundit të gjakut. Para interest t’atdheut të çduken interesat private”. Dy vendimet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Në këto vendime i bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara më dhjetëra firma nga delegatët pjesëmarrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...