“Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” deri të dielën në skenën e teatrit

E Enjte, 13 June 2019 11:53

Komedia "Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas" pas suksesit të javës së kaluar do të vazhdojë të shfaqet për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra pas të mërkurës në mbrëmje do të vijojë dhe në datat 13-14-15-16 ora 20:00, salla Moliere. Komedia e Jorgos Theodosiadis “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” me producente Shegushe Bebetin vjen në skenë nga dy regjisorët Donard Hasani dhe Valdrin Hasani. Vepra interpretohet nga aktorët Romir Zalla, Vin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta. Kjo komedi trajton jetën e tre djemve me të meta fizike, të cilët kanë vendosur të ndajnë jetën bashkë në të njëjtin apartament. Spitha nuk flet, ai punon në bibliotekë dhe është poet. Jovani nuk dëgjon, ai ka një restorant dhe është një kuzhinier i shkëlqyer dhe Theofani nuk shikon, ai punon në një call center. Të tre janë të dashuruar me të njëjtën vajzë, pa e ditur asnjëri që është e njëjta që ata duan. Komedia fillon me ardhjen e saj në shtëpinë e tyre, ku të tre befasohen që ajo i njeh dhe secili përpiqet ta bëj për vete, duke u munduar të fsheh të metën fizike që ka. Në fund të gjithë pranojnë që jeta duhet jetuar me optimizmin për të ecur përpara pa e paragjykuar veten. Një nga regjisorët e komedisë, Donard Hasani shprehet se ideja e veprës është që njerëzit me aftësi të kufizuar mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët. “Vepra trajton dhe ata njerëz, që kanë aftësi të kufizuara që mund të bëjnë një jetë si gjithë të tjerët, të ecin dhe të zhvillohen. Kjo është si një ide e saj. Në veprën, që njëri nuk dëgjon, njëri nuk shikon dhe njëri nuk flet, që kanë rënë në dashuri me të njëjtën vajzë, në këtë moment ata ndodhen para situatave të reja dhe të paprovuara me dëshirën për të fituar gjithsecili dhe për ta bërë për vete këtë femër”, tregon mes të tjerave regjisori Donard Hasani. Për ta sjellë në skenën e teatrit në Shqipëri për këtë vepër regjisori Donard Hasani tregon se ka nisur kërkimin, që para pesë vitesh. Sipas tij, kjo vepër është hit në Greqi, ndër më të kërkuarat dhe më të vëna në skenat e teatrit. “Me shumë përpjekje kam gjetur këtë vepër, madje kam pesë vite që kam nisur kërkimin për ta sjellë në skenën e teatrit”, pohon regjisori për veprën, që është përkthyer nga Maklena Nika.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...