Producenti italian, Franco Zeffirelli vdiq të shtunën në moshën 96 vjeç në shtëpinë e tij, në Romë.
Franco Zeffirelli vdiq pas një sëmundje të gjatë. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm muajt e fundit, njoftuan mediat italiane duke cituar burime nga familja e producentit italian.
Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella, qyteti i lindjes i mjeshtrit, siç e thërrisnin zakonisht, me anë të një postimi në Twitter shkruan se nuk do të kisha dashur kurrë të vinte kjo ditë. Franco Zeffirelli u nda nga jeta sot në mëngjes. Një nga më të famshmit e kulturës botërore. Solidarizohemi me dhimbjen e personave të tij më të dashur. Firence nuk do të të harrojë kurrë.
Producent, skenarist, kineast Franco Zeffirelli ruan në arkivat e tij rreth njëzet filma me metrazh të gjatë.
Ai ishte drejtuesi i një kinemaje me një shije të hollë për estetikën, i cili ndoqi hapat e mësuesit të tij Luchino Visconti dhe u frymëzua nga kryeveprat e letërsisë angleze dhe operave të famshme.
Zeffirelli ka realizuar disa nga filmat më të njohur si përshtatja kinematografike e ”Romeo dhe Zhulietës”, ”Traviata” për të cilat ka marrë edhe nominim për Oskar, ”Jezusi i Nazaretit” dhe ”Kampioni”.
Ai shërbeu për dy vjet edhe si anëtar i Senatit italian për Forza Italia-n e Silvio Berlusconit.