Altin Basha sjell në “arTurbina” dramën premierë “Vizita e inspektorit”

E mërkurë, 26 June 2019 13:52

Drama “Vizita e inspektorit” shkruar nga John Priesley vjen premierë në skenë nga regjisori i njohur Altin Basha. Me një kast aktorësh të njohur, por dhe të rinj, regjisori Basha këto ditë po prezanton premierën te “arTurbina”. Drama “Vizita e inspektorit” u shfaq mbrëmë në skenë për të vijuar dhe sonte për publikun, por do të vijojë sërish me fillimin e sezonit artistik në vjeshtë. Në dramën “Vizita e inspektorit” nga John Priesley rolet në vepër interpretohen nga gjashtë aktorë. Në personazhet kryesore të veprës kemi dy aktorët Rajmonda Bulku dhe Petrit Malaj. Për të vijuar dhe me të tjerë në role aktorët Besmir Bitraku, Florian Agalliu, Xhulia Musagalliu dhe Ismail Shino. Në reagimin e tij për punën me këtë vepër teatrore regjisori Altin Basha flet dhe për bashkëpunimin me aktorët. Ai shprehet se me dramën “Vizita e inspektorit” ka angazhuar jo vetëm aktorë të njohur të teatrit, por dhe studentë të tij. “Dy personazhet kryesore luhen nga aktorët Rajmonda Bulku dhe Petrit Malaj, që janë dy aktorë karriere të njohur. Petriti kishte kohë që nuk ishte në teatër dhe ai përshtatet me personazhin, që është dhe kryesor në shfaqje, por dhe Rajmonda Bulku gjithashtu. Ndërsa katër të tjerët në role janë studentë dhe ish studentët e mi”, shprehet regjisori Altin Basha mes të tjerave për këtë dramë, që sonte shënon natën e dytë në skenë. Skena dhe kostumet janë përgatitur nga Iliriana Loxha Basha, muzika nga Endri Sina si dhe asistent regjisor është Besmir Bitraku. Vepra teatrore që sonte është në natën e dytë te “arTurbina” do të rikthehet sërish në këtë skenë sezonin e ri artistik që do të nisë në vjeshtë, por për të zhvilluar një tur me këtë shfaqje regjisori Altin Basha shprehet se kostot janë të larta. “Ne do ta rikthejmë veprën sërish në skenë sezonin që nis me patjetër po në këtë skenë. Kostot e turneve janë shumë të larta, kështu që ajo është që ne na bllokon, sepse qejfi është që të jemi dhe në skena të tjera me këtë shfaqje”, shprehet regjisori. 

Vepra e autorit anglez John Priesley është e njohur për suksesin e saj në skena të ndryshme. Regjisori Altin Basha tregon se “Vizita e inspektorit” është një tekst dramatik, që nuk e dihet se në çfarë rrethana ka depërtuar në Shqipërinë e izoluar të viteve ‘80. Drama “Vizita e inspektorit” ka të bëjë me investigimin të një ngjarje dramatike, që ka ndodhur në qytet. Një pronar fabrike pyetet për fatin e njërës prej punonjëseve të tij nga një inspektor, që është në kërkim të së vërtetës së ngjarjes. Sipas regjisorit Altin Basha, në mënyrë graduale ngjarja kthehet në një qerthuth që përfshin shumë njerëz rreth këtij industrialisti të rëndësishëm. “Në mënyrë graduale i kalon kufijtë e investigimi të rëndomtë dhe del si mesazh për shoqërinë e atëhershme dhe të sotme. Që lidhet me marrëdhëniet e individit me shoqërinë, që do të thotë a jemi ne përgjegjës me jetën e të tjerëve? A kemi ne detyrime vetëm ndaj vetvetes dhe jo ndaj të tjerëve? Kjo është pyetje, që çdo shoqëri ia bën vetvetes. Priesley thotë që në jemi gjymtyrë të një trupi, që quhet shoqëri dhe ne jemi përgjegjës ndaj njëri- tjetrit, dhe në një mënyrë apo në një tjetër fatet e njerëzve kryqëzohen, dhe në këtë moment ne kemi detyrime për të provuar të jemi më njerëzor dhe më solidar ndaj qenieve të njëjta. Në këtë kuptim vepra merre një dimension që rezonon dhe në kohën tonë”, shprehet regjisori Altin Basha. Në 2015 BBC i ka bërë një ekranizim shumë interesant kësaj pjese, ndërsa në vitin 2012 është vënë në skena angleze dhe është rivënë sërish, ku ka rigjetur suksesin e saj. Por ndërsa këto ditë po shfaqet premiera “Vizita e inspektorit” te “arTurbina”, regjisori Altin Basha gjatë verës do të vijojë të jetë me angazhime në teatër. Ai shprehet se në projektet e tij është dhe një shfaqje në Shkup. Po këto ditë me regji nga Altin Basha në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës u shfaq me sukses komedia “Karnavalet e Korçës”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...