Anastas Kostadini, me pikturat e tij, prezanton Shqipërinë në Gjermani

E Enjte, 04 July 2019 18:31

Piktori Anastas Kostandini është prezantuar me piktura për Shqipërinë në Gjermani. Me një aktivitetet të vlerësuar me krijimtarinë e tij ndër vite, këtë herë veprat në pikturë janë prezantuar në rajonin e Nurembergut në Gjermani. Në ekspozitë paraqiten rreth 20 pastele dhe një cikël gravurash në dru, por këtu është dhe cikli “Historia e Skënderbeut”, që autori e realizoi për 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Frankonia, kjo zonë me tradita të mëdha ku ka jetuar Albert Dureri ka qenë djepi i gravurave të para mbi historinë e Skënderbeut. Tabloja ku është prodhuar mozaiku “Shqipëria” zbukuron dhe karakterizon dhomën “Shqipëria” e dekoruar nga Taso në Lindnhof, por ajo përmban edhe të tjera punime. Gjatë muajit tetor kjo ekspozitë do të shëtisë në Berlin dhe në qytete të tjera në Gjermani. Deri atëherë Anastas Kostandini do ti shtojë koleksionit dhe një cikël tablosh me ngjyra vaji me kompozicione nga realiteti i sotëm shqiptar. Ekspozita që u çel në hotelin Lindnhof në rajonin e Nuremberugt është mundësuar prej fondacionit Nehemia. Për ekspozitën e artistit të njohur Anastas Kostandini (Taso) kanë shkruar dhe gazetat gjermane. Në materialet e botuara tregohet për punën e autorit shqiptar, i cili prej vitesh me krijimtarinë e tij me pikturën ka marrë shumë vlerësime. Piktori Anatas Kostandini shprehet se punët për Shqipërinë janë mirëpritur mjaft në Gjermani kur janë prezantuar. “Është një zonë mjaft interesante, ku kam ekspozuar rreth njëzet pastele, grafika me qytete shqiptare, dhe një cikël nga historia Skënderbeut. Pjesa tjetër interesante për mua ishte dhe realizimi i dhomës “Shqipëria”. Unë u thirra për të dizejnuar këto dhoma dhe punova gjatë për dhomën e personalizuar “Shqipëria”. Përmban një pikturë të madhe, që është riprodhim i mozaikut “Shqipëria” dhe e ka bërë në dimensionin 3 me 1 metër, por aty ka edhe tablo të Lasgush Poradecit. Ambazhur me kostume kombëtare, e gjitha një Shqipëri e vërtetë”, shprehet piktori Anastas Kostandini mes të tjerave për prezantimin me veprat e tij në Gjermani. Anastas Kostandini (Taso) ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë më 1978. Tema e preferuar e veprave të tij janë peisazhet sociale e poetike nga jeta e përditshme, natyra psikologjike e qytetit të lindjes Pogradecit të cilin ai e njeh në thellësi, si dhe kompozimi nga traditat e vendlindjes.

Taso-011.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...