Komedia “Karnavalet e Korçës”, me regji nga Altin Basha në skenën e Butrintit

E mërkurë, 10 July 2019 15:02

Komedia “Karnavalet e Korçës” shkuar nga Spiro Çomora me regji nga Altin Basha në teatrin antik të Butrintit. Kjo vepër teatrore bëhet pjesë e edicionit të 17 të festivalit ndërkombëtar të tetarit “Butrinti Summer Festival 2019”, që ka nisur në Butrint dhe po vijon me shfaqje të ndryshme, produksione të huaja dhe shqiptare. Komedia “Karnavalet e Korçës” është e njohur për suksesin e saj në skena të teatrit, por drejtori i “Butrinti Summer Festival 2019” Alfred Bualoti shprehet se festivali i këtij viti ka dhe natën homazh për autorët e dramaturgjisë shqiptare, dhe në fokus janë kryesisht ata autorë që kanë lëvruar komedinë. ““Karnavalet e Korçës” shkruar nga Spiro Çomora dhe me regji nga Altin Basha është e vetmja vepër shqiptare në skenën e Butrintit. Ne jemi festival ndërkombëtar dhe sigurisht, që ka dhe vepra të tjera të huaja. Shqipëri dhe Kosovë ne jemi një. Në skenë një vepër shqiptare, që luhet nga trupa e aktorëve të Kosovës. “Karnavalet e Korçës” është vepër ndër emblemat e komedisë shqiptare. Spiro Çomora është një nga klasikët tanë të rilindjes. Nata e tretë e festivalit në Butrint është si një homazh për dramaturgët tanë dhe në mënyrë të veçantë ata që kanë zgjedhur të lëvrojnë komedinë. Ndaj në këtë natë vjen në skenë dhe komedia shkruar nga Spiro Çomora”, shprehet drejtori i festivalit Alfred Bualoti. Më herët komedia shqiptare në skenën e Prishtinës shënoi një sukses, ku në role regjisori Altin Basha ka angazhuar aktorë të njohur të teatrit. Kompozitor Trimor Dhomi dhe skenografia e kostumet në vepër janë përgatitur nga Iliriana Loxha Basha.

Komedi lirike ka subjekt fatin e dy prindërve për të zgjidhur fatin martesor të vajzës së tyre. Në regjinë e Altin Bashës ngjarja zhvillohet në provat e korit të qytetit, që përgatiten për koncertin e karnavaleve, prandaj ka shumë muzikë dhe këngë korale korçare. Një shfaqje ndryshe, gjysëm muzikore me solo, duete e kuartete. Por e gjitha kjo ka qenë një punë e madhe për aktorët me prova skenike dhe muzikore çdo ditë, ku ata vetë në shfaqje luajnë në instrumente, në piano dhe mandolina. Rolet në komedi regjisori ia ka besuar aktorëve të njohur ku përmendim Luan Jaha, Ilire Vinca, Adem Karaga, Ernest Malazogu, Ylber Bardhi dhe të tjerë. Veprimi zhvillohet në Korçë dhe rrëfehen ngjarjet në mjedisin e këtij qyteti, në vitin 1936. Dyshja Nikollaq dhe Olimbi, çifti i bashkëshortëve që përfaqësojnë tregtarët e vegjël të Korçës është një dyshe sa komike, aq edhe tragjike. Ata janë në një synim të përbashkët: ta martojnë çupën e tyre të vetme Afrovitin, por mendimet i kanë të ndryshme. Në thelb ata janë dy prindër egoistë, të cilët jo vetëm që nuk e ndihmojnë vajzën e tyre, po e vendosin atë në situata qesharake e tragjikomike. Afroviti është pasqyra e prindërve të saj, por nëse ata janë të rrahur nga jeta, ajo shfaqet me gjithë mendjelehtësinë, dashakeqësinë dhe antipatinë e një vajze të moshës së saj. Spiro Çomora (Korfuz, 31 janar 1918 - Tiranë, 1973) ishte mbledhës folklori, gjyqtar, satirist, përkthyes, poet dhe komediograf shqiptar.  Skena e tërhoqi Spiro Çomorën qysh herët dhe shkroi dialogje, intermexo, skeçe, pjesë me një akt etj, të cilat u botuan e u vunë edhe në skenë. Krijimet më të mira në këtë gjini i botoi në përmbledhjet "Nga fshati i gruas" dhe "Injeksione që duhen bërë". Më vonë shkroi edhe disa komedi me një e tre akte, si "Syleshi", "Iu hoqën petët lakrorit", "Dy me zero" (më vonë e titulloi "Prindër edukatorë"), "Dema dhe toreadorë", dhe mbi të gjitha "Karnavalet e Korçës" më 1961 dhe "Dy me zero" më 1969.

Nga Julia Vrapi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...