Woody Allen është regjisor, shkrimtar dhe komedian amerikan i cili ka një karrierë të bujshme dhe të suksesshme prej gjashtë dekadash, shkruan KultPlus.
Allen nuk ka plane për tu tërhiqur nga relizimi i filmave pavarësisht nga polemika që ka ndjekur karrieren e tij si regjisor. “Asnjëherë nuk mendoj të tërhiqem. Nuk është diçka që më ka shkuar ndërmend,’ tu shpreh Allen në press konferencë në San Sebastian ku ka filluar realizimin e filmit të tij të ri i cili do të xhirohet në Spanjë.
“Filozofia ime, qysh kur kam fillur në tregun e artit, është që pavarësisht çfarë ndodhë unë fokusohem në punën time…Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhë në jetën time me gruan time, me fëmijët, ngjarjet aktuale, politikën ose sëmundjen, unë fokusohem në punën time dhe kjo është e gjitha që absorbon kohën time shtatë ditë e javës. Me gjasë do të vdesë një ditë në set në mes të xhirimit të një filmi”, u shpreh regjisori amerikan Allen.
I përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore me Amazon, pasi studio e ka braktisur filmin e tij të fundit ‘Një ditë me shi në New York’, Woody Allen filloi një aksion ligjor prej 68 milion dollar duke pretenduar se Amazon kishte shkelur kontratën me të. Përgjigja e Amazonit ishte se Allen kishte sabotuar me prespektivat e filmit dhe me atë para këtij si dhe ishte akuzuar për abuzim seksual nga vajza e adoptuar e tij Dylan Farrow dhe fushata #MeToo.
Në konferencë ishte e pranishme edhe Gina Gershon e cila mbroi Allen duke thënë se “Është kohë e egër në Amerikë…unë personalisht mendoj që duhet të shikosh seriozisht çdo situatë dhe të vendosësh se si ndjehesh rreth asaj. Me një ndërgjegje shumë të ndershme e them se jam e nderuar me prezencen time këtu dhe duket sikur ëndrra është bërë realitet”.
Allen nuk ka ndonjë plan për të realizuar filmin “Një ditë me shi në New York” përveç disa shtëpi filmike në Evropë janë duke e marrë në dorë atë.
“Nuk kam kontrollë mbi të. Unë mundem vetëm të realizoj filmin dhe me shpresë që shikuesit do ta pëlqejnë atë. E gjitha që di është se nuk ka ndonjë plan për ta realizuar atë aktualisht. Nuk e di nëse do të ndodhë.”