Krijimtaria 50-vjeçare e artistit Shyqyri Sako përmes 91 punime

Diel, 21 July 2019 09:53

Ekspozita “Duke pikturuar filmin” me rreth 91 punime të përzgjedhura nga krijimtaria 50-vjeçare e artistit Shyqyri Sako është çelur për publikun në COD, holli i Kryeministrisë. Përveç pllakateve origjinale të filmit në shtyp, shoqëruar me vitin kur ato kanë dalë për herë të parë në kinema, ka edhe vizatime edhe piktura, apo reflektime të mëpasshme. Përveç punëve nga koleksionet private të artistit Sako dhe koleksionistëve të tjerë, në këtë ekspozitë janë edhe 29 vepra grafike, pjesë e koleksionit artistik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Ekspozita shoqërohet edhe me një kolazh me fragmente artistike për disa nga filmat ku ka punuar Sako.

Sako mund të quhet si një ndër artistët që kanë vënë themelet në fizionominë e dekorit të filmit shqiptar.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht 2019 në COD.

 

ekspo-5-630x420.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...