Apeli i regjizorit Budina: Ju lutem, ju lutem mos e lini këtë Teatër të shembet

E mërkurë, 24 July 2019 12:11

Aktori dhe regjisori Edmond Budina, ka mundur të depërtojë në brendësi të godinës së Teatrit Kombëtar, së bashku me dhjetra protestues të tjerë që kapërcyen kordonin e vendosur nga Policia.

Budina i është drejtuar skenës, ku është përkulur dhe e ka puthur mes lotësh, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijnë në ndihmë të artistëve dhe të reshtohen në mbrojtjen e kulturës shqiptare. Artisti i mirënjohur theksoi se “ata që duan të shkatërrojnë këtë teatër kanë vetëm interesa”. “Do të filloj që nga të parët fare me të gjithë aktorët që kanë kaluar jetën por që nuk jetojnë më. Unë e putha këtë skenë sepse kam klaluar jetën dhe është kjo që më bën të hyj dhe të lë edhe jetën në këtë vend, por jo vetëm për mua. Kishte shumë kohë që nuk hyja në këtë Teatër ndaj edhe u përkula dhe e putha këtë skenë. Aty kam “vdekur”, dhe ajo erë që më erdhi në vitin 1979 më erdhi sërish…Të lutem mos e shkatërroni këtë teatër. Çdo njeri që ka marrë pjesë në këtë sallë për mendimin tim është një hero. Jam këtu si qytetar, prandaj i vlerësoj të gjithë qytetarët dhe jo vetëm artistët”, tha Budina.

Budina lëshoi edhe akuza të forta në drejtim të qeverisë së drejtuar, ndërsa falenderoi opozitën që iu bashkua qendresës së komunitetit të artistëve dhe të qytetareëve. “I them faleminderit opozitës që na mbështeti në këtë aksion. Tani ne duhet ta shembim diktaturën fashiste që ka pushtuar vendin. Opozita duhet të jetë në krye të kësaj lëvizje dhe ne duhet ta çlirojmë vendin nga kjo bandë kriminele”, u shpreh aktori.

budina-puth-skenen-610x450.png

Pas dy ore protestë, aktivistët në lëvizjen kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, arritën që të futen brenda në godinë.

Të pranishëm mes tyre janë ish-deputetë të Partisë Demokratike, si edhe kryedemokrati Lulzim Basha, që pak më parë ka postuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” foto nga ambientet e brendshme të Teatrit, ku duken të çmontuara disa nga pajisjet e godinës.

Ne nje prononcim per median brenda ambienteve te Teatrit Budina u shpreh: “Ju lutem, ju lutem mos e lini këtë Teatër të shembet. Ruajeni këtë shënjteëri për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj. Për të treguar se në këtë teatër kanë luajtur kollosët. Ndërtoni një teatër të ri diku tjetër.

Modifikuar më E mërkurë, 24 July 2019 12:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...